<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina raportohet se janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.

Ndërsa, Kosova ka sasi të madhe të plumbit, zinkut edhe feronikelit, kështu ka thënë Zarife Bajraktari – Gashi, profesoreshë universitare e departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, dhe se sipas saj, janë shumë të rëndësishme në industri.

Ajo ka theksuar se plumbi do të përdoret me të madhe tek pjesa e motorëve pasi është i lehtë ka një rezistueshmëri shumë specifike dhe në anën tjetër e mbron korrozionin domethënë përdoret tek pjesa e motorëve me teknologjitë e reja.

“Sa i përket Feronikelit që e kemi në Drenas është një ferolegurë që është hekur metal me ngjyrë të zezë, e cila ka karakteristikë shumë të veçantë për shkak se përdoret te çeliku”, ka thënë ajo në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.

Ajo ka theksuar se plumbi dhe zinku më tepër është i shtrirë në pjesën e Shalës një pjesë të Vushtrrisë, Podujevë dhe pjesa tjetër me krom në territorin e Gjakovës.

“Thuajse krejt rrafsh i Kosovës është me pasuri”, ka deklaruar Bajraktari – Gashi.

Ajo ka thënë se vendit i duhet vetëm një shkritore, pasi sipas saj, nuk mungon asgjë tjetër.

“Me anë të saj të të hapen vende të reja punës  dhe të rritet numri i të punësuarve. Qëllimi dhe shqetësimi më i madh është numri i të diplomuarve. Është mundësi e pakët që të kenë punësim. Deri tash Ferronikeli ka qenë duke prodhuar. Faktikisht në vitin 2021 është privatizuar. Për momentin janë duke u përgatitur të marrin një teknologji të avancuar, shpresoj të fillojë shpejt. Aty kemi disa studentë që realizojnë praktikën dhe punësohen, po ashtu edhe te Trepça. Po shpresojmë një të ardhëm më të mirë për zhvillim të metalurgjisë së Kosovës edhe këto resurse që i kemi t’i shfrytëzojmë për të mirën e vendit”, ka deklaruar ajo. /Dukagjini/

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

21 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

1 day ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

1 day ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

1 day ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

1 day ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

1 day ago