<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Çfarë ndodhi me ushtarin që vrau Che Guevaran

Mario Teran, ushtari bolivian që në tetor të 1976 qëlloi me armë zjarri mjekun argjentinas dhe revolucionarin Ernesto “Che” Guevara vdiq në moshën 80-vjeçare.

Ish-gjenerali, Gary Prado, komandanti i grupit që kishte plagosur dhe kapur liderin revolucionar pas disa muajsh kërkime, i tha Radio Companera se Teran ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë. Duke folur në lidhje me episodin më të njohur të karrierës së tij, Prado tha se “Teran thjeshtë kreu detyrën e tij si një rreshter ushtrie”.

“Che” Guevara ishte një nga figurat më të famshme të revolucionit kuban, i cili në vitin 1959 çoi në rrëzimin e diktatorit Fulgencio Batista dhe krijimin e mëvonshëm të shtetit socialist nën udhëheqjen e Fidel Kastros.

Në vitet në vijim Guevara u largua nga Kuba në përpjekje për të drejtuar kryengritjet e tjera në disa vende të Afrikës dhe Amerikës së Jugut, por më pak të suksesshme.

Ai u vra në moshën 39-vjeçare, më 9 tetor të vitit 1976 në La Higuera të Bolivisë, një ditë pasi u plagos dhe u kap nga një njësi anti-guerile e ushtrisë boliviane, ndihmuar edhe nga forcat speciale amerikane.

Mësohet se qeveria amerikane, e cila kishte arritur të infiltrojë një agjent të CIA-s në ushtrinë boliviane, dëshironte që Guevara të ishte gjallë dhe të merrej në pyetje, ndërsa udhëheqësit bolivianë vendosën që ai të vritej, me qëllim shmangien e një simpatie në lidhje me të që mund të krijohej gjatë një procesi gjyqësor. Versioni zyrtar i historisë ishte se “Che” Guevara u vra në betejë.

Në mëngjesin e 9 tetorit, agjenti i CIA-s, amerikano-kubani Felix Rodribuez, arriti të flasë me Guevaran dhe i tha se shumë shpejt do të vritej. Në një intervistë të dhënë disa vite më vonë, Rodriguez tha se Guevara i tha se “ishte më mirë kështu” dhe se “ai nuk duhet të ishte kapur kurrë i gjallë”.

“I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u përqafuam”, tha Rodriguez. Më pas, para se të dilte nga dhoma, oficeri urdhëroi Teran ta qëllonte në gjoks, në një mënyrë të tillë sikur ishte vrarë në luftë.

Rreshteri Teran, vite më vonë, u tha gazetarëve se “ishte periudha më e keqe e jetës sime”.

“Ishte një trup i madh, sytë e tij shkëlqenin fort dhe në një moment më nguli shikimin dhe më çorientoi”.

Referuar biografisë së gazetarit Jon Lee Anderson, “Che” Guevara i tha Teran-it se ai e dinte se ndodhej aty për ta vrarë.

“Unë u tërhoqa pak, mbylla sytë dhe qëllova”, tregoi Teran. Ai e goditi në krah, këmbë dhe në fund në gjoks.

Trupi i tij i pajetë u tregua para gazetarëve në fshatin bolivian të Vallegrande. Më pas, u varros në një vend të fshehtë, i cili u zbulua më vonë gjatë një ekspedite të financuar nga qeveria e Bolivisë në vitin 1997. Eshtrat e tij u varrosën në Kubë me një ceremoni shtetërore.

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

21 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

1 day ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

1 day ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

1 day ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

1 day ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

1 day ago