Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato.
Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë.
Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.
AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).
Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.
Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.
Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit.
Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.
Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës.
Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.
Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës.
Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.
Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit.
Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin.
Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm.
Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez./
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…
Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…
Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…
Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…
Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…