Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kur Esad Pashë Toptani dorëzoi Shkodrën

Në 15 stator 1902, Esat Pashë Toptani emërohet komandant xhandarmërie në Shkodër. Kur shqiptarët, të cilët dolën fitimtarë në Shkup, arritën ta detyronin Dhomën të shpërbëhej dhe përgatitën formimin e qeverisë liberale të Myftar Pashës. Esadi u shkarkua nga posti paraardhës dhe u emërua komandant i rezervistëve në Shkodër dhe me këtë detyrë ai mori pjesë në luftën kundër serbo-malazesve, që rrethuan qytetin e Shkodrës (1912-1913).

Komandant i forcave të Shkodrës ishte koloneli Hasan Riza Pasha i konsideruar inteligjent e i paanshëm, dhe duke e kuptuar se shqiptarët (të mërzitur nga regjimi turk) do t’i ndihmonin malazezët, ai hartoi projektin për të ngritur flamurin shqiptar në Kështjellën e Shkodrës, me qëllim që të gruponte shqiptarët dhe t’i bënte ata të marshonin kundër agresorit sllav ose të paktën për të siguruar asnjanësinë e tyre.

Në fakt, pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë (28 nëntor 1912) dhe ishte fjala të bindeshin malësorët (malësorë të rrethinave të Shkodrës) se çështja e këtij qyteti ishte çështje e tyre. Në çastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte këtë projekt dhe se ishte gati të merrej vesh me malësorët, ai u vra në mbrëmje përpara shtëpisë së Esad Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenë për darkë. Vrasësi ishte Osman Bali, shërbëtor dhe njeri besnik i Esadit.

Për të shpjeguar këtë krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte një kundërshtar i komitetit “Bashkim e përparim” dhe se ai donte të vinte kandidaturën e tij në Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së tij, nënkoloneli Kiameran ishte, së bashku me disa oficerë të tjerë, një fanatik unionist; Esadi donte të shpëtonte nga Hasan Rizai, për ta zëvendësuar vetë atë ndërsa Kiemerani ishte i kënaqur të hiqte qafe një armik të partisë së tij; Esadi dhe Kiamerani u morën vesh deri në fund, domethënë deri në kapitullimin e qytetit, gjë që ndodhi në vitin 1913.

Thuhej se Shkodrës i mungonin ushqimet por, nga ana tjetër, të rrethuarit ishin paralajmëruar se serbët që mbanin të rrethuar qytetin, në bashkëpunim me malazezët, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin përballë forcash të reduktuara dhe, për më tepër, komondantit që mbante rrethimin i ishte dorëzuar ultimatumi i Fuqive të Mëdha për ta hequr ai vetë atë.

Esadi, pra, kishte shumë mundësi ta zgjaste rezistencën edhe për disa ditë, por ai parapëlqeu të kapitullojë duke u mjaftuar të shpëtojë nderin e tij ushtarak. Por qysh nga ajo periudhë ka pasur zëra se gëzimi i Esadit kishte shkaqe të tjera nga ato të “Ndereve” ushtarake dhe se një shumë prej 600 000 frangash iu dha nga malazezët. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan në ambicjet e tij personale; po ditën e kapitullimit të qytetit, malazestë përhapën zëra se Esadi e kish shpallur veten mbret i Shqipërisë.

Megjithatë Esad bej Toptani u mjaftua dhe u tërhoq në Tiranë, me ushtarë dhe topa që i solli nga Shkodra.

admin admin

Recent Posts

Vrima në prerësen e thonjve nuk është aty pa asnjë arsye: Ja se si ta përdorni

  Prerësja e thonjve është një mjet i thjeshtë që të gjithë e përdorim, por…

15 hours ago

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

  Tensioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk…

15 hours ago

Ja pse nuk duhet të pini kafe para analizave të gjakut

  Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i kafesë përpara analizave laboratorike të gjakut mund të çojë…

2 days ago

Deformimet e hartave nuk provojnë mashtrimin me formën e tokës

Pretendimi: Tjetërsimi i distancave në këtë hartë dëshmon se rrumbullakësia e Tokës është mashtrim Verdikti:…

2 days ago

Si t’i largoni njollat e deodorantit

  Deodorantët janë një zgjidhje shumë e mirë kundër djersës. Por megjithatë, mund të sjellin…

2 days ago

Shumë njerëz i lajnë enët gabim: Ja për çfarë shërben secila ngjyrë sfungjeri

  Zgjedhja e sfungjerit të duhur për larjen e enëve, bazuar në nivelin e gërryerjes,…

2 days ago