A e keni ditur që qepa mund të jetë ndihma e parë tek djegiet e rënda. Qepa jo vetëm që është përbërës i pashmangshëm i shumë gjellëve, por është edhe magji e vërtetë kur është fjala për shërimin e disa sëmundjeve dhe të disa problemeve shëndetësore!
Këto janë disa mënyra në të cilat mund ta përdorni në mënyrë të efektshme.
Kundër djegieve
Me siguri së paku një herë në jetë jeni djegur. Herën tjetër kur ju ndodh kjo gjë, priteni një copë qepe dhe shtrydheni (mbështeteni) në zonën e djegur të lëkurës. Veprimi i saj natyral antisepktik dhe sedativ do të pengojë shfaqjen e infeksioneve dhe të vragave të mëvonshme.
Zbut dhimbjet nga pickimi i insekteve
Në rast se një insekt ju ka pickuar gjëja e parë që ju duhet të bëni është të kafshoni një qepë dhe ta vendosni mbi lëkurë. Së shpejti do të zvogëlohen ënjtjet dhe do të parandalohet reaksioni alergjik pasi qepa ka veti antiinfamatore, transmeton Telegrafi.
Shëron prerjet
Mund të ketë efekte të dobishme në rastin e një prerje të papritur. Së pari thjesht aplikoni një fetë qepë mbi vendin e prerë për parandalimin e infeksionit, pastaj, aplikoni disa fletë qepë, rrjedhimisht plaga do të pastrohet dhe gjakderdhja do të ndalet shumë shpejt.
Qepa shëron infeksionet
Shtypni një gjysmë qepë duke krijuar një masë homogjene dhe aplikojeni në zonën e infektuar. Pas disa orësh, infeksioni do të fillojë të dalë nga trupi. Plaga duhet të pastrohet rregullisht dhe procedura të përsëritet derisa infeksioni të ketë dalë jashtë trupit.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…
Njeriu që e turpëroi ambasadorin dhe sigurimin e famshëm sekret britanik ishte një mashtrues par…
Kur keni kancer, ka shumë gjëra që mund të bëni çdo ditë për të…
Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë,…