<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Për një javë nuk e preka telefonin kur rrija me djalin tim 3 vjeçar, ja çfarë ndodhi e çfarë mësova

 

Besohet se fëmija lidhet me njerëzit e tjerë nësa këta të fundit e shohin në fytyrë për orë të tëra. Pikërisht këtë gjë kam bërë me iPhonin tim, ndaj ndihem aq e lidhur me të, saqë e kam të pamundur mos ta kontrolloj edhe kur jam me fëmijën tim.

Kohëve të fundit më kanë dalë në “newfeed-in” e facebook-ut shumë studime rreth ndikimit të telefonit në jetën e fëmijëve, sesi teknologjia po ndërhyn në marrëdhëniet njerëzore e të tilla informacione. U shqetësova dhe mora një vendim: nuk do e prek telefonin një javë me dorë kur të jem me djalin! Nuk do kontrolloj emailin e punës, whatsappin, instagramin apo facebookun! Këtë gjë do ia ndaloj vetes vetëm kur të jem pranë djalit, jo gjatë gjithë kohës.

Ja ç’ndodhi kur unë u përpoqa të hiqja dorë nga ky zakon!
Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë

Eksperimenti ynë filloi që në orat e para të së dielës. Kur djali im tre vjeçar më erdhi në krevat e më kërkoi telefonin për të luajtur, i tash që ishte i fikur! E putha e përqafoja, luante me flokët e mia dhe më prekte fytyrën sikur mos ta kishte parë prej ditësh. Më vonë përgatitëm mëngjesin bashkë dhe ai u grind pak se pse nuk po e hante mëngjesin me tabletin para ! Në momentin kur djali ishte në tualet, shkova të shihja telefonin! Mesazhe pa fund, e thirrje të humbura ! Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë.

Çaktivizova pajisjen që më “lidhte” me djalin nga dhoma tjetër kur ai luante apo flinte dhe shkoja e kontrolloja vetë ! Nuk kisha ekran që të më mbante lidhur ndaj mendjen e kisha te djali.
Më pak “scrolling” edhe më pak të bërtitura

Fëmija do të gjithë vëmendjen tuaj, sepse ju jeni qendra e botës për ta ! Kur ju nuk ia jepni këtë gjë, ata përpiqen ta fitojnë duke bërtitur ! POR nuk ndaloi së bërtituri vetëm djali im 3 vjeçar , por edhe unë. Sipas një studimi të publikuar në revistën TIME, ekranet blu të telefonit dhe orët e kaluara përpara tyre nxisin reaksione kimike në tru që na shpërqëndrojnë e na bëjnë më nevrikë.Ishte e vërtetë, përgjatë një jave, gabimet e djalit tim më dukeshin të pranueshme për një 3 vjeçar dhe nuk i bërtisja për çdo gjë. Burimi:PureWOW

admin admin

Recent Posts

Gjenet mund të ndikojnë se kush preket nga kanceri, shkencëtarët zbulojnë një lidhje të re

    Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë dëshmi se përbërja gjenetike e një…

12 hours ago

Çfarë i ndodh tensionit të gjakut kur pini më shumë ujë?

    Marrja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për shëndetin dhe është veçanërisht e…

13 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

18 hours ago

Çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?

    Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas…

2 days ago

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët këshillojnë ta hani këtë ushqim çdo ditë

    Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i tërshërës ndihmon në uljen e kolesterolit, kontrollin…

3 days ago

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

3 days ago