<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në mbarë botën. Këtij i paraprin neoplazia intraepiteliale cervikale e shkallës së lartë (CIN 2/3)

Dr. Mirvete Aliu – Shabani,
gjinekologe dhe obstetër
Tel. 044 800 852

Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i këtyre lezioneve mund të parandalojë zhvillimin e karcinomës, sidomos vetëdijesimi i gruas për rëndësinë e PAP-testit me qëllim të zbulimit sa më të hershëm të kësaj diagnoze bënë që incidenca dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje të jetë më e vogël.

Shkaku i zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës dhe lezioneve paraardhëse të tij pothuaj gjithmonë është virusi papilloma human HPV me nëntipet me rrezikshmëri më të lartë të tij. Mirëpo, edhe mungesa e imunitetit, multipariteti (partnerët e ndryshëm seksual), pirja e duhanit, që nuk kanë aspak të bëjnë me HPV, mund të jenë shkaktarë të kancerit të cerviksit.

Kjo sëmundje mund të parandalohet, janë dy mënyra:

Parandalimi primar: Vaksinimi HPV për fëmijët dhe adoleshentët e moshës nëntë vjeç e lart, redukton ndjeshëm rrezikun e infektimit me këtë virus që shkakton lezione prekanceroze në membranën mukoze të qafës së mitrës.

Ky vaksinim rekomandohet edhe për djem të së njëjtës moshë, sepse meshkujt e infektuar me HPV mund t’i infektojnë partneret e tyre, por edhe vet janë të rrezikuar nga disa lloje të kancerit.

Parandalimi sekondar ka të bëjë me zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës që, siç e cekëm më lartë, mund të bëhet përmes vizitave të rregullta gjinekologjike dhe PAP-testit.

Është me rëndësi për pacientet ta kuptojnë që kanceri i qafës së mitrës nuk duhet të ngatërrohet me kancerin e trupit të mitrës. Ky i fundit prek mukozën në pjesën e sipërme të mitrës që mjekët e quajnë kancer i endometriumit. Këto janë lloje të ndryshme të kancerit që, jo vetëm që shkaku dhe shpërndarja në trup iu ndryshon, por edhe terapia është e ndryshme.

Kanceri i qafës së mitrës zakonisht shfaqet në zonën e mukozës së vagjinës apo të kanalit të qafës së mitrës.

Mukoza e vagjinës dhe ajo e kanalit të qafës së mitrës ndryshojnë, kështu që, varësisht cila zonë atakohet, bëjmë edhe ndarjen e llojeve të kancerit, që mund të jetë:

Karcinoma e qelizave skuamoze: Indi mbulues është epitel skuamoz, prandaj mjekët i quajnë kështu; preken 7 deri në 8 nga 10 paciente me kancer të qafës së mitrës.
Adenokarcinoma: Tumoret nga indi i gjëndrave quhen adenokarcinoma. Kjo prek rreth 2 nga 10 pacientë.
Llojet e tjera të tumorit: Mjekët rrallë gjejnë një lloj tjetër tumori, për shembull një përzierje të qelizave skuamoze dhe adenokarcinomës ose një tumor neuroendokrin.

Mosha mesatare në fillim kur ky kancer zbulohet është rreth 53 vjeç. Megjithatë, mjekët shpesh zbulojnë lezione prekanceroze dhe karcinoma ‘in situ’ përmes PAP-testit tek gratë midis moshës 35 dhe 40 vjeç.

Kanceri i qafës së mitrës në fazat e hershme të tij është lehtë për t’u trajtuar.

Rrjedha e sëmundjes dhe shanset e shërimit për pacientët varen kryesisht nga faktorët e mëposhtëm:

Faza e tumorit, d.m.th. sa larg dhe ku është përhapur tumori.
Madhësia e tumorit
Përhapja e tumorit: në nyjet limfatike të komblikut dhe në enët e gjakut
Operimi i kompletuar: largimi i tërësishëm i indit të sëmurë dhe terapia adekuate postoperative.

Çfarë duhet bërë kur terapia aktuale përfundon?

Për shumicën e pacienteve me kancer të qafës së mitrës, trajtimi vazhdon me takime të rregullta me mjekun ose klinikë:

▪ Në 3 vitet e para, ekzaminimet vijuese bëhen çdo 3 muaj.
▪ Në vitet e 4-të dhe të 5-të, pacientet duhet të shkojnë në vizitë çdo 6 muaj.
▪ Nga viti i 6-të e tutje, 1 kontroll i rregullt në vit është mjaftueshëm për shumicën e grave. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

1 hour ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 hours ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

1 day ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

1 day ago

Kur Faik Konica i shkruante Princ Vidit më 1913..

Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…

1 day ago