<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Bletët dhe qentë mund ta zbulojnë kancerin më shpejt se pajisjet

 

Në laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët po studiojnë kafshët dhe insektet lidhur me vetitë e tyre për të zbuluar kancerin. Siç njofton korrespodentja e Zëri të Amerikës, Dora Mekouar, hulumtimet e fundit sugjerojnë se bletët dhe qentë mund ta zbulojnë sëmundjen më shpejt sesa pajijest mjekësore.

Në fillim të këtij viti, studiuesit në Universitetin e Miçiganit zbuluan se bletët me shqisën e tyre të mprehtë të nuhatjes mund të zbulojnë kancerin e mushkrive në frymëmarrjen e pacientit.

“Bota jonë është vizuale. Bota e insekteve bazohet e gjitha tek nuhatja, kështu që aftësia e tyre e nuhatjes është shumë mirë”, thotë për Zërin e Amerikës Debajit Saha, asistent profesor i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin e Miçiganit.

Ekipi i tij zbuloi se bletët mund të nuhasin kancerin e mushkërive në frymëmarrjen e një pacienti.

“Hulumtimi ynë tregon se bletët mund të zbulojnë kancerin e mushkërive dhe ndoshta sëmundje të tjera bazuar në erën që mbajnë qelizat”, thotë ai.

Disa bletë u ekspozuan ndaj provave që imitonin frymën e një pacienti me kancer të mushkërive. Në 93% të rasteve bletët mund të dallonin midis frymëmarrjes së një pacienti me kancer dhe frymëmarrjes artificiale të shëndetshme. Bletët gjithashtu mund të dallonin midis llojeve të ndryshme të kancerit të mushkërive.

“Ne mendojmë se diagnostikimi i kancerit përmes frymëmarrjes mund të ndryshojë gjithçka. Arsyeja është se shumë herë ne e zbulojmë kancerin vonë, kur tumori tashmë është rritur”, tregon zoti Saha.

Studiuesit po studiojnë gjithashtu vetitë që ka qeni në zbulimin e hershëm të kancerit. Kafshët janë trajnuar për të njohur aromat specifike të kancerit.

“Shumë kafshë të tjera i kanë gjithashtu shqisat e nuhatjes mjaft të zhvilluara. Por ajo që i bën qentë kaq të mirë është se ata bashkëpunojnë me njerëzit dhe kështu e tregojnë informacionin”, thotë Dr. Cindy Otto, nga Universiteti i Pensilvanisë.

“Qentë duan që të bashkëveprojnë. Ndaj është si një lojë argëtuese për ta. Përdorin trurin e tyre, përdorin hundën për ta zbuluar”, thotë Clara Wilson, nga “Penn Vet Working Dog Center”.

Qentë mund të mendojnë se po luajnë, por studiuesit thonë se ata kanë afëtsi të zbulojnë kancerin më mirë se pajisjet mjekësore.

“Po zbulojmë se këta qen po i kalojnë kompjuterat. Një pjesë e suksesit të tyre është për shkak të aftësisë superiore për të zbuluar molekulat e aromës në krahasim me gjithçka që kemi aktualisht në përdorim”, thotë Amritha Mallikarjun, nga “Penn Vet Working Dog Center”.

Shkencëtarët po vijojnë punën si me qentë dhe me bletët për të mësuar sa më shumë lidhur me aftësitë e tyre për zbulimin e hershëm të llojeve të ndryshme të kancerit.

admin admin

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

3 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

6 hours ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

2 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

3 days ago