Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

A ishte Tito mason?

Shumë teoricientë kanë shkruar se Josip Broz–Tito ishte anëtar i masonerisë. Madje, disa prej tyre kanë thënë se ai ishte mason i nivelit të 33-të.

 

 

Por, Lozha e Madhe e Kolumbisë Britanike dhe Yukon-it, në sajtin e saj zyrtar shkruan se Tito nuk ishte anëtar i masonerisë, transmeton GazetaMetro.net.

Në faqen zyrtare të saj, shkruan se Tito ishte shërbyes i Partisë Komuniste në portin Karljevica të bregdetit kroat.

Prej 21 shtatorit të 1925 deri më 2 tetor të vitit 1926, dhe se nuk ka dëshmi se ka udhëtuar drejt Napolit gjatë kësaj kohe, kur pretendohet se ishte anëtarësuar në një lozhë italiane të masonerisë.

“Në fillim të Luftës së Bytë Botërore, në Jugosllavi kishte 27 lozha. Të përndjekura nga regjimi nacist, masoneria vazhdoi të jetë e ndaluar me ligj edhe në kohën kur Tito ishte në pushtet, edhe pse ka pasur pretendime të pakonfirmuara se disa liderë komunistë ishin masonë para luftës”, shkruan në faqen e Lozhës së Madhe të Kolumbisë Britanike dhe Yukon-it.

“Në merren parasysh qëndrimi i i komunistëve ndaj masonerisë, ndalimi që u ka bërë Tito lozhave, dhe statusi jo i rregullt i masonerisë italiane në atë kohë, nuk ka arsye për të besuar se Tito ishte një mason”, përfundon, shkrimi për Josip Broz i lozhës së madhe kanadeze, nën kupolën e së cilës funksionojnë 140 lozha të masonerisë.

admin admin

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

22 minutes ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

3 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

3 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

3 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

3 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

3 days ago