Shkruan: Martin J. CLEMENS
Ne nuk kemi fare ide se çfarë ka ndodhur në ditët e fundit të jetës së tij, madje ne nuk e dimë parasegjithash nga çfarë vdiq ai. Poe në shkrimet e tij kishte ndjenjën e errët në të gjitha pjesët e tij letrare para dhe pas. Në qendër ishte ideja e komplotit për vrasjen e Poes, kjo është provë e shkrimeve të tij me natyrë të ndrydhur të mendjes së tij dhe efektin e narracionit të cilin mund ta lexojmë edhe sot.
Të jesh një shkrimtar dhe ta vesh në pikëpyetje mendjen e shëndosh, këtë duhet studiuar më thellë
Kur kthehemi dhe e shikojmë historinë dhe kreativitetin e gjenive në kulturën tonë, një histori që ka lënë shumë hapësira për shekuj, e cila i ka mbijetuar dhe ka lulëzuar nëpërmes vuajtjeve të pa treguara, fatkeqësive, vërtitjeve, përmbysjeve dhe shqetësimeve mentale, atëherë duhet të shikohen edhe mendimet jo stabile që janë të zakonshme sidomos te mendjet e afta artistike.
Është një gjë e famshme sot të ndërlidhim një shpirt të torturuar me gjenialitetin letrar, edhe pse kjo gjë ka qenë prezent virtualisht në çdo fushë të kreativitetit artistik, nga arti, muzika, poezia, madje ka qenë në ballë të idesë që shkrimtarët duhet të vuajnë më së shumti, në mënyrë që të bëhen shkrimtarë. Ndoshta, në të vërtetë, kjo është arsye që disa shkrimtarë duken emocionalisht më ekscentrikë se njerëzit normal. Apo ndoshta kjo nuk ka fare lidhje me këtë gjë.
Në çdo rast, ka disa figura që paraqiten në vitrinën e librit dhe në çdo librari që vazhdon të shesë mirë libra, të cilat gjejnë persona gjenialë që janë torturuar nga shumë njerëz të tjerë.
Disa emra mund t’ju vinë në mendje: Ernest Hemmingway, ndoshta William Shakespeare që ka pasur një jetë paksa me thurje misterioze, e njëjtë edhe Charles Dickens, Leo Tolstoy, George Orwell, Sir Arthur Conan Doyle, H.P. Lovecraft, dhe shumë shkrimtarë të tjerë. Në fund të listës mbetet Edgar Allan Poe.
Ndoshta lexuesit nuk janë të gatshëm që ta pranojnë se Poe është një krijues gjini që është torturuar, edhe pse është e saktë se ai ka qenë i torturuar. Në rastin e të qenit letrar i kategorisë së rëndë, Poe ishte po ashtu një zuzar, pijanec, një harbut dhe ndonjëherë një njeri që tërhiqej në vete. Natyrisht, kjo varej në atë se me kë kishte punë dhe kë e pyesni për të. Por një gjë që ndriçon shumë ishte mbi të gjitha reputacioni i tij i ndryshëm, ku mendja e tij ishte një tip që krijonte mistere. Tani, nuk po flasim për misteret në librat e tij, edhe pse ato janë mirë të përmenden, por po i referohemi jetës së tij të vërtetë, mistereve të pazgjidhura të tij, të cilat janë të shumta në numër.
Një nga shumë mistere të njohura që e shqetësonin Poe ishte Mignonette. Ky ishte një jaht anglez i mbytur në Kepin e Shpresës së Mirë, më 5 korrik 1884. Skuadra e katër personave, të cilët shpëtuan, por jo një, pasi që ata bën një anije shpëtimi dhe mbijetuan për disa ditë edhe pse kishte pak ushqim dhe shumë pak ujë të ëmbël. Fatkeqësisht njërin nga ta, një të ri, marinar të papërvojë të quajtur Richard Parker, marinarët e tjerë e panë si pre të mirë që ta vrasin dhe të hanë në mënyrë që të mbijetojnë. Kjo përrallë e tmerrshme, është një nga ato përrallat e famshme angleze që përfundojnë me një precedan ligjor që përkon me atë që tani njihet si kanibalizëm për mbijetesë. Rasti i famshëm njihet si rasti i R. v. Dudley dhe Stephens dhe është rast i vërtetë. Natyrisht, ashtu si thanë ata, e vërteta gjithmonë është më e panjohur se fiksioni, por jo në këtë rast.
Ajo që u tha më lart ishte një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur, por kjo nuk është e tëra e këtij misteri. Misteri është se si ia doli Edgar Allen Poe që të shkruajë një përrallë kaq identike 46 vjet para se ajo të ndodhte?
Në romanin e vetëm të gjatë të Poe, që është botuar më 1834 me titullin ”The Narrative of Arthur Gordon Pym of Nantucket”, Poe shkruan një tregim fiksional për një të ri si udhëtar pa biletë, që quhet Gordon Pym. Aventura e Pym e dërgon atë në tri anije të ndryshme, duke e dërguar atë në një anije që mbytet, brenda së cilës ka një kryengritje të rrezikshme ku ai bëhet pjesë e një kanibalizmi ndaj një marinari të varfër që për çudi quhet Richard Parker.
Shumë shpesh, kur tregohet ky tregim, disa detaje ju fusin në konfuzion. Tregim i treguesit dhe shitësit e mistereve zakonisht thonë se vrimat e anijes kanë pasur të njëjtin emër që ai i përshkruan në roman. Edhe pse ato janë ritheksuar, anija e vërtetë në fakt ishte një jaht anglez që quhej Mignonette, kurse në përrallën e Poe anija ishte një anije e Bostonit për të gjuajtur balena dhe ishte quajtur Grampus që lundronte në ujërat e Nantucket (ka tri anije në përrallë ku njëra quhet Ariel, tjetra Grampus dhe Jene Guy, të gjitha emra fiksionale)
Përjashto zbukurimet e popullit, verifikimi i ndërlidhjes është mjaft i habitshëm. Megjithatë, ky nuk është misteri i vetëm që e involvon Poen në letërsinë e tij.
Edgar Allan Poe vdiq nga shkaqe të panjohura, më 7 tetor 1849, derisa ishte i mbyllur në një institucion të sigurt spitalor, pasi që ishte gjetur i ulur i vetmuar në një ulëse të parkut në Baltimore të Maryland, si i përçartë, si një i çmendur para vdekjes. Ai ishte gjetur nga Dr. Joseph e. Snodgrass, i cili e përshkruan atë si një qenie të çrregullt në gjendje deliriumi.
Njëherë një mjek në detyrë e përshkruan Poen si vagabond që sillej herë më dhe herë pa vetëdije, por kurrë nuk tregoi mjaftueshëm për të shpjeguar gjendjen e tij. Ai vdiq në orën 5 të mëngjesit.
Derisa ai kishte marrë vetën për një kohë, Poe vazhdimisht qante para një emri që e quante Reynolds, dhe bënte referenca të shkrifta për një grua në Richmond, edhe pse gruaja e tij, Virginia, kishte vdekur disa vite para tij. Thuhet se gjëja e fundit që ai tha ishte: “Gjëja më e mirë që shokët e mi mund ta bëjnë është të m’i hedhin trutë në erë me një revole”.
Nëse nuk dini asgjë për Poe, kjo gjë mund t’ju duket se një gjë imponuese. Nëse e dini pak për të, atëherë do të dëshironit të dini se si erdhi ai në këtë gjendje në radhë të parë.
Është një “fakt” i njohur që Poe ishte një pijanec i madh, por këto mendime nga shumë biografë modernë ndonjëherë ekzagjerohen duke u marrë me karakterin e tij, që nuk është një shtrirje e drejtë e që janë prezantuar nga rivali i tij kryesor Rufus Wilmot Griswold në biografinë e tij të paautorizuar pas vdekjes së Poe të titulluar, “Memoir of the Author” (Kujtimet e një autori). Si e tillë, që ai ishte gjithmonë i pirë i bërë dru dhe nuk kishte kontroll për të studiuar, nuk është krejtësisht e besueshme. Por është e mirë njohur që ai ka vuajtur nga depresionit në kohën e tij të rinisë. Por që ai vetë e vuri veten në këtë pozitë nuk është një pyetje që duhet bërë.
Ka disa teori të çuditshme për këtë gjë megjithatë. Disa nga bashkatdhetarët e tij thonë se ai ka vdekur nga alkooli, apo alkooli i helmuar, por kjo disa herë është hedhur poshtë. Disa të tjerë thonë se ai ka pasur disa përpjekje për vetëvrasje, por edhe këto teori shumica janë hedhur poshtë. Ideja për një deformim të rrallë dhe të lindur në tru dhe disa për sëmundje të ndryshme po ashtu janë diskutuar, edhe pse është e pamundshme që të konfirmohen shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Interesante, disa thonë se ai ishte viktimë e një praktike, e cila quhet “Cooping”.
3 tetori, dita kur Poe u gjet në park, ishte një ditë elektorale në Baltimore dhe ashtu siç ishte zakon në atë kohë, shumica do të besonin që Poe do të ishte në ndonjë rrugë dytësore, i rrahur apo i droguar nga bandat e krimit të organizuar, kështu që ai do të ishte i përdorur si një peng për të siguruar shumë vota për kandidatë të caktuar. Disa thonë se gjendja e tij e rëndë madje edhe veshja e pazakonshme, e cila ishte shumë jokarakteristike për atë kohë, është provë që ai është detyruar të vishet kështu, ndoshta për të fshehur identitetin e tij të famshëm para qendrave të votimit.
Përshkrimi i tij gjatë kohës në spital nuk ka dyshim për plagët apo thyerjet, të cilat paraqesin idenë, përgënjeshtrojnë atë që ai ka qenë i rrahur. Edhe pse janë disa mënyra për të shkaktojnë dhimbje pa lënë shenja.
Natyrisht, kemi po ashtu edhe një komplot famëkeq të vrasjes që i është atribuuar Poes për vite. Ka të bëhej me stolisjen, shtrembërimin dhe prezantimin e çdo mediumi argëtimi që ka sot në botë. Më i famshmi, ndoshta, është filmi i James McTeigue në vitin 2012, “The Raven” (Korbi) ku luan John Cusack, një film i shkëlqyer, pa dyshim, por nuk ka të bëjë asgjë më të vërtetën për ditët e fundit të jetës së Poes.
Së fundmi, ne nuk kemi fare ide se çfarë ka ndodhur në ditët e fundit të jetës së tij, madje ne nuk e dimë parasegjithash nga çfarë vdiq ai. Poe në shkrimet e tij kishte ndjenjën e errët në të gjitha pjesët e tij letrare para dhe pas. Në qendër ishte ideja e komplotit për vrasjen e Poes, kjo është provë e shkrimeve të tij me natyrë të ndrydhur të mendjes së tij dhe efektin e narracionit të cilin mund ta lexojmë edhe sot. Edhe nëse e krahasojmë atë më të sotmen është shumë e frikshme dhe me një zgjidhje argëtuese të tmerrshme, ku poezia e Edgar Allan Poe mbetet karikatura më e saktë për karakterin e njeriut si i mëkatshëm dhe mizor. Por nuk qëndron ajo që mendja e tij është dashur të thyhet që ai të krijojë me fjalë këto imazhe, ishte madhështia e tij që ishte në gjendje të argëtohej me mendimet e armiqve, të cilat i shkruante në letër, por jo të dorëzohej nga influenca e vetvetes së tij.
Ky është misteri i fundit që na la:
Emri që Poe e shpreh vazhdimisht para vdekjes së tij ishte ai i Reynoldit, që është një koincidencë që burri që besohet se ka qenë inspirim i tij në veprën “The Narrative of Arthur Gordon Pym” quhet Jeremiah N. Reynolds.
''Në ditën e dytë të muajit të dytë të vitit të parë të epokës Kampo.…
Një rrëfim interesant mbi takimin e Esad Pashë Toptanit dhe presidentit amerikan Wilson. …
Pas dorëzimit të Shkodrës nga Esat Pashë Toptani, ky i fundit u kthye në Tiranë…
Ujku është një nga kafshët më të pranishme në mitologjitë e kulturave të ndryshme të…
Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve…
Në dimrin e ftoftë të vitit 1879, dallgët dhe stuhitë ekspansioniste iu kishin vërsulur trojeve…