<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Keni kujdes kur i lani xhaketat e dimrit, mos i bëni këto gabime

 

Duke qenë se moti është ftohur, është koha t’i nxjerrim xhaketat e mëdha dimërore, për të qëndruar të ngrohtë.

Qoftë nëse keni një pallto të gjatë leshi apo xhaketë e fryrë me pambuk, apo ndonjë xhaketë tjetër, këto veshje janë thelbësore për ta mbajtur larg të ftohtin gjatë muajve të dimrit.

Por, duke qenë se ato i veshim kaq shpesh gjatë kësaj kohe, ato mund të ndoten shumë lehtë dhe nuk pastrohen edhe aq lehtë.

Kjo për shkak se ato shpesh përbëhen nga disa materiale të ndërlikuara, si p.sh., leshi ose gëzofi, dhe mund të jetë mjaft e paqartë se cila është mënyra më e mirë e larjes.

Megjithatë, ekspertët sugjerojnë disa këshilla të rëndësishme kur vjen puna tek pastrimi i xhaketave dimërore.

Jo të gjitha veshjet dimërore mund të lahen në makinën larëse, por duke kontrolluar etiketën e kujdesit, mund të përcaktoni shpejt se çfarë duhet të bëni.

Megjithatë, nëse e shihni simbolin me një kovë me ujë me dorën mbi të, kjo do të thotë vetëm larje me dorë.

Nëse është simboli i kovës me ujë me një kryq mbi të, atëherë artikulli është vetëm për pastrim kimik dhe nëse laget mund ta prishë atë.

Nëse keni lexuar etiketën dhe e shihni se mund ta futni në lavatriçe, asnjëherë mos i pastroni xhaketat e dimrit në temperaturë më të lartë se 40 gradë.

Larja e tyre në një mjedis më të freskët do t’ju ndihmojë që çdo fije delikate të mos dëmtohet.

Përpara se ta hidhni pallton në makinë, mbylleni me zinxhir dhe mbyllni po ashtu edhe xhepat, zinxhiri i hapur ndonjëherë mund të ngjitet në rroba të tjera dhe mund t’i shkatërrojë ato.

admin admin

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

17 hours ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

18 hours ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

18 hours ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

18 hours ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

19 hours ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

19 hours ago