Screenshot
Vejushat e zeza janë disa nga krijesat më helmuese në Tokë. Ky vlerësim ka bërë që shumë njerëz të besojnë se kjo merimangë është një insekt agresiv. Në realitet, këto merimanga janë të druajtur, dhe ato sulmojnë njerëzit vetëm kur trupat e tyre shtypen, qëllimisht ose aksidentalisht.
Megjithatë, kur godet, ajo shkakton kërdi në sistemin nervor të njeriut.
Ajo që e bën kafshimin e tyre kaq të dhimbshëm është prania e një neurotoksine të quajtur alfalatrotoksinë. Ky “rrëmbyes” nervor shkakton dhimbje të shfrenuar në të gjithë sistemin nervor të viktimës.
Megjithatë, është një keqkuptim i përhapur, që një pickim i vetëm nga një merimangë si vejusha e zezë është gjithmonë një dënim me vdekje. Fataliteti është i rrallë te njerëzit e shëndetshëm, ku shumica shërohen me ndihmën mjekësore brenda 24 orëve. Fëmijët e vegjël dhe ata që janë të sëmurë ose të moshuar kanë rrezikun më të lartë.
Vejushat e zeza gjenden në rajone të buta anembanë botës.
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…