Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë gjer këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën?Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit. Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij.
Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin.
Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vde’kja e ngadaltë të cilën ai e refuzon.Ai vendos ti hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do i zgjasë 150 ditë. Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku. Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti thyhet. Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.
Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Së katërti, pasi ti jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti.Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera.Ndonjëherë, na lipset që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse janë të vështirë.
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…