<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

8 rrugë në botë që mbajnë emrin e Shkodrës, ja ku gjenden

 

Qyteti i lashtë i Shkodrës, jo rastësisht e gëzon emrin e madh që ka. Jehona vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës, kur qyteti u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – qëndresë që i dha edhe më shumë emër e lavdi kësaj qendre të lashtë.

Shkodra njihet më shumë me emrin italian Scutari dhe janë së paku, tetë qytete në botë që kanë rrugë me emrin e qytetit të njohur shqiptar:

Një nga rrugët kryesore në Venecie, dikur e njohur si Venedik – quhet Via Scutari. Emri i kësaj udhe të vjetër e mjaft të vizituar nga turistët, domethënë “Rruga e Shkodrës”, është dëshmi e lidhjeve të hershme, që qyteti shqiptar ka pasur me Republikën e Venedikut.

Në Stamboll, një lagje e tërë mban emrin Uskudar, që është variant osman i emrit Scutari.

Edhe ky vend është emërtuar për nder të famës së Shkodrës, siç shënojnë kronikanët e kohës, një tjetër provë që përforcon këtë lidhje me shqiptarët është fakti që përballë Uskudarit ndodhet lagjja Arnavutköy, që domethënë “Fshati Shqiptar.” Këto dy lagje, i ndan vetëm ngushtica e Bosforit.

Londra ka gjithashtu, një rrugë me emrin e Shkodrës: Scutari Road.

Gjendet në një anë të vjetër dhe mjaft të pasur të qytetit. Në hartën e një qyteti të vogël në jug të Francës, një tjetër rrugë shkodrane, në Aïcirits-Camou-Suhast ndodhet Rue Escutary. Është interesante pse ka zënë vend emri i Shkodrës, në një zonë baske, përgjatë kufirit me Spanjën.

Në Hualpen (shq. Walpen) të Kilit të largët, ka po ashtu një rrugë me emrin e Shkodrës, Escutari.

Vendbanimi latinoamerikan ka edhe rrugë tjera me emra të qyteteve shqiptare, për të cilat kam shkruar më parë – thotë autori për diasporënshqiptare. Por nga të gjitha vendet, Italia ka më së shumti shtigje që nderojnë Shkodrën, po i rendis me radhë, disa qytete që i gjeta: Katania, Kozenca, Milano, Massa dhe Viareggio.

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, lagjja më e vjetër dhe zona më e vizituar sot nga turistët, quhet Skadarlija.

Emrin ia kanë vënë banorët e dikurshëm, që shpresonin që lagjja e tyre t’i ngjante sadopak Shkodrës. Janë disa kronika që shpjegojnë se, përse serbët kërkonin të imitonin qendrën më të njohur të Ballkanit të kohës, Shkodrën.

Një rrugë në Zagreb është pagëzuar Skadarske Ulice – në shqip “Rruga e Shkodrës.”/diasporashqiptare.al

 

admin admin

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

16 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

18 hours ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

18 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

21 hours ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

21 hours ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

22 hours ago