Sa herë keni dëgjuar se është e pamundur që ta ngushtoni belin në qoftë se jeni në moshën e mesme? Apo që nuk është e pamundur, por që do të duhet të hiqni dorë pothuajse nga çdo gjë? Duhet ta dini se jo vetëm që është e mundur, por edhe se nuk është e vështirë.
Ngadalësimi i punës së metabolizmit është diçka me të cilën ballafaqohemi të gjithë. Përqindja e masës muskulore zvogëlohet rreth 8% për çdo dekadë pas moshës 30-vjeçare dhe rreth 10% për çdo dekadë pas moshës 50-vjeçare.
Studiuesit theksojnë se ushtrimet e forcës 2 herë në javë për 25 minuta mund të bëjnë mrekulli për metabolizmin tuaj dhe ta parandalojnë ngadalësimin drastik në punën e tij, sipas “WomensHealthMagazine”.
Hulumtimi tregoi se më shumë se 1.600 persona, të moshës 21-80 vjeçare, pas 10 javësh të ushtrimeve të forcës kishin rreth 1.5 kg më shumë në masë muskulore. Pjesëmarrësit kishin bërë nga një set prej 12 ushtrimeve dhe rezultatet ishin të ngjashme në të gjitha grupmoshat.
Nga të njëzetat deri në të pesëdhjetat, çdo vit e humbim rreth 250g të masës muskulore. Nga të pesëdhjetat fillojmë ta humbim çdo vit rreth 500g të masës muskulore.
Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt se pse ndodh kjo, ata besojnë se trupi fillon ta tretë masën muskulore shumë më shpejt, dhe se rikthimi i masës muskulore me kalimin e viteve është gjithnjë e më i vështirë.
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…