Preveza, një nga portet më të rëndësishme të Jonit, mban emër shqip.
Ndonëse shteti grek nuk jep as dromcën më të vogël të përbërjes demografike të qytetit dhe rrethinave të tij, emri i tij flet për shquesën shqiptare për aq sa shkon mbamendja historike.
Hamendje të shumta janë hedhur për origjinën e emrit të këtij qyteti buzë kaltërsive të Jonit. Propozime të tilla si ndërlidhja me fjalën italiane prevesione ‘furnizim’, apo me rrënjën sllave *prěvozъ nuk i kanë vënë kapakun debatit mes studiuesve.
Një hipotezë tjetër që ka fituar truall në rrethet studiuese është propozimi i arvanitit, Petros Furriqis, i cili emrin Prevezë e qëmtonte te një formë e rikonstruktuar parashqipe *prevεzi(nga rrënja prevë ‘rrugë, kalim). Natyra shqipe e këtij toponimi vërtetohet edhe nga prapashtesa me funksion zvogëlues –za (që në rastin në fjalë i bie prevë + zë, kalimth).
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…