<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kjo metodë mjekësore sjell lehtësim dhe shërim për shumë sëmundje

 

Hixhameja është procedurë mjekësore ku përmes largimit të gjakut në pika të caktuara në trupin e njeriut, varësisht nga sëmundjet dhe gjendjet shëndetësore që i ka individi, bëhet lehtësimi apo shërimi.

Njeriu përbëhet nga qeliza, inde, organe dhe sisteme të organeve të ndryshme në mënyrë që të funksionojë në situatë të ndryshme.

Ndikon në tre sisteme të organeve, sistemi i lëkurës, sistemi nervor periferik dhe në atë kardiovaskular, përcjell lajmi.net

Sistemi i lëkurës është ai që e mbështjellë njeriun nga jashtë, dhe roli i tij është mbrojtës, qoftë nga faktorët fizikë si ftohti apo nxehti i tepërt, kimik si nga helmet e ndryshme, biologjik si nga mikroorganizmat e dëmshëm, pra lëkura është pjesë e sistemit imunitar dhe shërben si pararojë e organizmit tonë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Sistemi kardiovaskular është një sistem i përbërë nga zemra si pompë dhe nga enët e mëdha dhe të vogla të gjakut nga të cilat shpërndahen kapilarët. Ka si detyrë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e materieve ushqyese, të oksigjenit nga mushkëritë deri te qelizat, indet dhe organet si dhe largimin nga të njejtat të materialeve të ndryshme

Sistemi nervor është një sistem i specializuar dhe i përbërë nga qelizat nervore të cilat nuk e kanë vetëm rolin e bartjes së impulseve nervore, të ndjesisë, dhembjes apo të natyrës tjetër por ato kanë gjithashtu ndikim direkt përmes sistemit simpatik dhe parasimpatik autonom në të gjitha organet e organizmit tonë, si dhe në sistemin neuroendokrin i cili ka rëndësi të veçantë dhe shumë të rëndësësishëm në organizmin tonë pasi hormonet që tajohen nga ky sistem mundësojnë një rritje dhe zhvillim normal të organzimit tonë.

Hixhameja largon toksinat dhe substancat përgjegjëse të cilat nxisin dhembjen dhe dëmtimin, në atë mënyrë që vendoset kupat e qelqit apo të plastikës në vendet e caktuara, largohet oksigjeni nga brendësia e gotës duke formuar vakum, lëkura nga prania e presionit negativ tërhiqet, ngritet dhe tensoet, kjo tendosje tërheq lëngjet e grumbulluara nga thellësia e lëkurës, indeve dhe organece duke tërhequr në sipërfaqe të gjitha ato substanca të dëmshme, qeliza të vdekura apo toksina, pas disa minutash gota largohet, bëhen disa prerje shumë të lehta në lëkurë të cilat më saktë mund të quhen gërvishtje, përsëri vendoset gota mbi këto vende duke formuar sërish vakum në tp.

Pas disa minutash në gotë do të mblidhet e tërë ajo përmbajtje e dëmshme e cila pastaj do e lehtësojë shërimin. Prerja e cila bëhet stimulon sistemin imunitar për të kontrolluar atë pjesë të trupit dhe për t’i dhënë një përkujdesje më të madhe, gjitashtu sistemi nervor në atë pjesë do të dërgojë sinjal në sistemin qendror dhe në organet përkatëse do ketë një rregullim të funksioni më të mirë.

Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme që shërohen nëpërmjet hixhames janë: Dhembja e kokës, migrena, depreisoni, stresi, pagjumësia, dhimbjet raumatike me origjina të ndryshme si: dhimbjet e qafës, shpinës, belit, hipertensioni, venat varikoze, nervi shiatik ose ishiazi, dhimbjet dhe ënjet e gjurit, mos përqendrimi në punë apo në shkollë, sëmundjet e harresës, urinimi natën, problemet e ndryshme psikologjike, zhurmat në vesh, humbja e ekuilibrit nga ndryshimet e lartësive, kapsllëku dhe barkqitja, sëmundjet e prostatës, sindromat e njerëzve të zyrës, nervozizmi.

admin admin

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

14 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

14 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

14 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

14 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

14 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

15 hours ago