<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Interesante/Shikoni si ndikon kafeja te sistemi nervor brenda 15 minutash

 

Kafeina është një nga stimuluesit më të përdorur në botë. Ajo shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.

Efektet e saj zgjasin zakonisht 8 deri në 14 orë në varësi të gjinisë, peshës, moshës.

Sipas ekspertëve, një sasi prej 250 mg kafeinë në ditë (2-3 filxhanë kafe) përmirëson përqendrimin, largon stresin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por kafeina ka një ndikim të fortë edhe në sistemin qendror nervor.

Si ndikon kafeina te sistemi qendror nervor

Kafeina imiton një transmetues nervor që prodhohet gjatë ditës.

Ajo vepron kundër përgatitjes së organizmin për të fjetur.

Kafeina ndikon pikërisht te receptorët e trurit dhe për pasojë njeriu është energjik dhe aspak i përgjumur.

A mund të kalojë njeriu në overdozë nga kafeina

Përjetimi i mbidozës shoqërohet me simptoma si konfuzion dhe halucinacione.

Ekspertët thonë se një njeri që peshon 60 kg duhet të pijë maksimumi 2 filxhanë e gjysmë me kafe në ditë.

Megjithatë, duhet treguar kujdes me pijet energjike që përmbajnë sasi të jashtëzakonshme kafeine.

Një sasi normale konsumi të kafeinës besohet të jetë deri në 400 mg në ditë.

Sidoqoftë, ndikimi i kafeinës në organizëm varet nga një sërë faktorësh dhe mbi të gjitha nga individi.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga kafeina, duhet ta bëni atë në mënyrë shumë graduale.

Duke qenë stimulues, heqja dorë prej kafeinës përcillet negativisht nga organizmi.

Nëse krejt papritur nuk pini kafe, do të ndiheni në ankth, të irrituar dhe të përgjumur.

Lajmi i mirë është se këto efekte anësore janë të përkohshme. /Agroweb

admin admin

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

16 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

16 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

17 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

2 days ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago