Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Anton Çetta (1920-1995) mbledhës i folklorit, profesor i letërsisë dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

Humanisti i madh dhe i urtë, Anton Çetta do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

‘Plaku i urtë’, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90, e krejt kjo falë këtij njëri humanist.

Thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysmë milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e famshëm të ‘Verrat e Llukës’, në fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

Një histori shumë e bukur në një kohe kur shqiptarët e Kosovës u përfshin në fushatën mbarëpopullore për faljen e gjaqeve dhe pajtimin mes familjeve të hasmëruara.

Profesori Anton vdiq më 4 nëntor 1995 në Prishtinë dhe u varros ne Prizren.

Pas veti ka lënë 16 vepra të botuara, një numër të madh studimesh nëpër revista të ndryshme shkencore, dy vajza me mrekullueshme: Donikën e Agatën dhe emrin e autoritetin e tij që nuk harrohet.

Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë. Po atë vit familja e tij u shpërngul për në Tiranë, ku ai ka kryer edhe  shkollën  fillore. Shkollën e mesme e ka kryer në Liceun e Korçës, ku asokohe studionte elita intelektuale e trojeve shqiptare. Më pas ,ashtu sikur edhe shumë shqiptarë në atë kohë, ai shkoi për të kryer studimet në Itali.  Sapo ishte kthyer Italia, në kohën kur forcat italo shqiptare kishin depërtuar në Kosovë dhe trojet e pushtuara shqiptare nga Monarkia serbe-Kroate e Sllovene, Anton Çetta në fillim  gjen punë në Post-telegrafinë e Tiranës prej nga kalon në detyrën e përgjegjësit të Postës në Prizren.

Në vitin shkollor 1945-1946, meqë kishte arsim të lartë për kohën,  punoi në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë atij viti udhëhoqi korin e shkollës, por njëherësh ishte edhe ndër anëtarët e para të rregullt të shoqërisë kulturore-artistike “Agimi” të Prizrenit e më vonë edhe kryetar i saj. Në vjeshtën e vitit 1946 u regjistrua në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës Frënge, në  Universitetit të Beogradit, në Serbi. Studimet i kreu në vitin 1950 ku edhe u emërua asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi plot dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti, në tri vëllime, këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë, në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër.

Libri i parë iu botua më 1953. Vazhdoi të botojë libra e tekste të ndryshme  për nevojat e shkollës shqipe dhe sidomos poezi për fëmijë. Anton Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori dhe tradite gojore në trevat shqiptare të Kosovës, por edhe në  të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968,  ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i “Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve”. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së. Për aktivitetin shkencor, kulturor e kontributin e tij në përkthimin e shumë veprave, Anton Çetta iu ndanë mirënjohje, çmime e shpërblime të shumta. Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.

admin admin

Recent Posts

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit /Disa këshilla se ku ta përdorni

  Soda e bukës mund të jetë një nga produktet që përdoret më së shumti…

3 hours ago

“Peshku i apokalipsit” rishfaqet në Kaliforni: shkencëtarët kërkojnë sekretet e specieve

  Një peshk remo është shfaqur në bregun e Grandview në Encinitas, Kaliforni. Është zbulimi…

3 hours ago

Zbulohen kulla kripe në tabanin e Detit të Vdekur

Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…

20 hours ago

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…

23 hours ago

Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme: Hit’leri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve…

Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…

23 hours ago

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Nga: Claire Turrell / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Influencuesit [influencer] që lëvizin shkopin e…

24 hours ago