Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Shtypi evropian: Kosovën e mbrojtën 40 mijë shqiptarë, otomanët ia mbathën të parët

Pushtimi serb i Kosovës në vjeshtën e ftohtë të vitit 1912 bëri jehonë në shtypin evropian.

Gazetat e kohës, që përcillnin lajm pas lajmi nga rrjeti i korrespodentëve që siguronin informacione nga frontet e luftës, pikasën edhe rezistencën e shqiptarëve në Kosovë, shkruan Konica.al.

«Ushtria e tretë serbe ka përparuar në pllajën e Kosovës, ku është kundërshtuar nga 40 mijë njerëz, kryesisht arnautë (shqiptarë), me dhjetë kompani të nizamëve dhe katër bateri të artilerisë», shkruan gazeta «Leader» në numrin e saj të 26 tetorit 1912.

Në artikull jepet njoftimi edhe për luftimet e hapërdara dhe humbjet e konsiderueshme nga pala serbe.

«Luftime të ashpra janë zhvilluar, duke filluar prej Rashkës në veri të Pazarit të ri, deri në Veligllavë. Humbjet e serbëve kanë qenë të rënda…», vijon artikulli.

Sipas artikullshkruesit, serbët më në fund ia kishin dalë mbanë të merrnin një grumbull shtëpish përreth Senicës, në veriperëndim të Pazarit të ri.

Gazeta «Leader» veçon edhe rezistencën në Prishtinë, ku siç thuhet në artikull «avancimi i trupave serbe u kundërshtua rreptë».

Rezistenca shqiptare ishte përqëndruar në kalimin e Teneshdollit (fshat sot në veri të Prishtinës – shën. i red. Konica.al), por serbët arritën, pas luftimesh të ashpra, të hynin aty dhe më pas të merrnin edhe vetë Prishtinën./konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

admin admin

Recent Posts

Kush ishin agjentët shqiptarë të Perandorisë Osmane

Një akt heroik i mrekullueshëm. Historia e Rilindjes zbulon kufirin e humbur ku Lindja u…

20 mins ago

E bardhë dhe e mistershme, kjo është shtëpia më e vetmuar në botë

Zhurmat, smogu dhe pagesat mund të jenë paksa të lodhshme kur jeton në qytet. Kush…

36 mins ago

Cila është qendra e universit? Përgjigja do t’ju lërë pa fjalë

  Ajo që dimë është se universi zgjerohet. Por çfarë zgjerohet brenda? Dhe a ka…

1 hour ago

Ndërtime me beton brenda zonës muzeale, ç’po ndodh te Kalaja e Ali Pashë Tepelenës?

Në pamje të publikuara në rrjetet sociale nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, shihet…

2 hours ago

Zbuloni pse ora Rolex nuk bën reklama!

  Ndryshe nga markat që investojnë fuqishëm në reklama tradicionale, Rolex ka zgjedhur një strategji…

3 hours ago

A e dini : Çfarë ndodhi gjatë një tre vjeçari kur nuk u kthye ora në Britani?

  Ora ndryshon dy herë në vit, zakonisht të dielën e fundit të marsit, kur…

3 hours ago