<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Katër veprimet e thjeshta që ua largojnë dhimbjen e kokës

Dhimbja e kokës padyshim se është problematike, por jo gjithmonë situata konsiderohet serioze. Ekzistojnë mënyra apo forma që mund ta largoni dhimbjen, pa përdorur barna apo terapi mjekësore, thuhet në artikullin e WebMD.

Pini lëngje

“WebMD” rekomandon që kur keni dhimbje të zakonshme koke të shikoni nëse jeni hidratuar mirë.

Pini shumë lëngje, pasi trupi juaj përbëhet kryesisht nga lëngjet dhe kur humbni më shumë sesa pini, mund të dehidratoheni.

Kjo bën që indet e trupit tuaj të tkurren, përfshirë trurin, që ushtron presion mbi nervat dhe ju japin dhimbje koke. Pos ujit, provoni të pini çaj ose pije të ndryshme që ju ndikojnë të rritni dozën e lëngjeve në trup.

Hani diçka

Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga uria. Hani ndonjë ushqim të pasur me proteina apo karbohidrate, pasi dhimbja e kokës mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tyre. Disa vakte të vogla mund të kalojnë këtë shqetësim.

Merrni pak kafeinë

Pini pak çaj apo kafe, pasi mund të ndikojë në uljen e dhimbjes së kokës. Kafeina, që gjendet në çaj dhe kafe, ndikon si qetësues pa recetë, por siguroheni të mos pini shumë pasi në vete kafeina mund ta rrisë dhimbjen e kokës.

Masazhoni kokën

Provoni t’i bëni masazh kokës, ballit, qafës dhe pjesëve të buta, duke mundësuar lehtësimin e dhimbjes së kokës nga tensioni. Një masazh i lehtë do të ndikonte që dhimbja e kokës të largohej, e sidomos nëse dhimbja është shkaktuar nga ndonjë stres i tepërt.

Rekomandohet që të provoni të flini, pasi dhimbja e kokës në disa raste hiqet edhe me gjumë.

admin admin

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

5 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

6 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

7 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

9 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

9 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

9 hours ago