Një incident i rrallë me një delfini që sulmoi një njeri ka ndodhur në Japoni.
Viktima e sulmit ishte 23-vjeçari Takuma Goto, i cili në deklaratat e tij tha se “kisha frikë se do të vdisja”.
Videoja e regjistruar e rastit tregon delfinin, i cili sipas mediave lokale është përgjegjës për 15 sulme të tjera të ngjashme, duke iu afruar 23-vjeçarit dhe duke e sulmuar atë.
“Ai vazhdoi të më sulmonte dhe me të vërtetë mendova se do të vdisja. Ajo që kisha më shumë frikë ishte se do të më tërhiqte nën ujë dhe më thellë, larg plazhit”, tha Goto, i cili pësoi lëndime nga pickimi i delfinit në duar dhe gishta.
https://tesheshi.com/wp-content/uploads/2024/10/640x360_MP4_5694545208934289279.mp4?_=1
Sipas shkencëtarëve, delfini ishte një delfin me hundë shishe. Edhe pse delfinët nuk janë normalisht agresivë dhe as nuk i trajtojnë njerëzit si pre, është e mundur që ai po përpiqej të komunikonte në këtë mënyrë pasi pjesa tjetër e grupit të specieve të tij e kishte refuzuar.
“Ashtu si me njerëzit dhe krijesat e tjera shoqërore, luhatjet hormonale, stresi seksual ose dëshira për dominim mund ta bëjnë delfinin të dëmtojë njerëzit me të cilët ndërvepron. Dhe për shkak se ato janë krijesa shumë të forta, kjo mund të shkaktojë lëndime serioze”, shpjegoi biologu Simon Allen.
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…