<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Lëngu i karotave me portokall, fuqia e vlerave

Pirja e lëngut të karotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave dhe rritur konsumin e frutave dhe perimeve, por nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

 

Vitamina C

Nëse përfshini lëngun e karotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C.

Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 për qind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 për qind për meshkujt.

Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.

 

Vitamina A

Një racion i lëngut të karotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 për qind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 për qind të asaj të rekomanduar për femrat.

Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.

Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.

Folati

Lëngu i karotës dhe portokallit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.

Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë.

Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë.

Kërpudhat zhduken nga rrënjët: bëjeni këtë gjatë natës

Kjo është vetëm një bombë në trajtimin e sëmundjeve mykotike të thonjve

Mëso më shumë

Një gotë normale me lëng karote dhe portokalli përmban 146 mikrogram folat ose 37 për qind të dozës së rekomanduar ditore.

Vlera të tjera

Pirja e lëngut të karotës dhe portokallit ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 për qind të dozës së rekomanduar ditore.

Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit.

Jeni në kërkim të një recete të thjeshtë dhe të shijshme të cilën mund ta ndani me të gjithë familjen?

Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin.

Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar.

Përbërësit:

2 Karrota

2 Portokalle

Qërojini portokallet dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë në shtrydhësen e frutave.

Receta e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit

Koha e nevojshme: 5 minuta

Racionet: 2

Përbërësit

6 karrota

1 portokall

1 copë xhenxhefil

1 kastravec nëse dëshironi

Udhëzimet

Pasi keni qëruar portokallet dhe larë karrotat, shtoni të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave.

Nëse dëshironi mund të qëroni edhe kastravecin dhe xhenxhefilin. Përzijeni lëngun dhe pijeni menjëherë që të mos lejoni oksidimin e tij.

admin admin

Recent Posts

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

    Mbi 4.100 persona janë infektuar nga paraziti Cyclospora në 41 shtete të ShBA-së,…

14 hours ago

Pse turqit na quajnë “Arnautë”/ mësojeni se nga vjen kjo shprehje!

    Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qënë prezent që shqipëtarët i quajnë…

14 hours ago

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

    Për shumë njerëz, dita nis me një filxhan kafe sapo hapin sytë. Por…

15 hours ago

Si t’i mbani fëmijët të sigurt kur temperaturat rriten?

    Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe më të rënda,…

15 hours ago

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

    Një ekip studiuesish ka zbuluar një model të ri matematikor që thuhet se…

19 hours ago

Shenjat që tregojnë se pickimi i një insekti mund të jetë më serioz nga sa duket

    Shumica e pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm kruajtje, skuqje ose ënjtje të lehtë.…

19 hours ago