Në se kanë një vlerë të madhe shqiptarët në histori është fakti se ata kanë qenë trima dhe luftëtarë të paepur. Dhe këtë fakt e dëshmojnë të gjitha faktet historike. Trimëria e shqiptarëve ka qenë me famë në gjithë Evropën. Dhe kjo ka ndodhur që nga koha e Ilirisë për t’u ngritur në pedestal në Mesjetë ku strategët shqiptarë ishin në ballë të betejave e luftrave evropiane. Një prej luftëtarëve më të mëdhenj shqiptar ka qenë dhe Mërkur Bue Shpata. Për të është folur pak në Shqipëri por kronikat veneciane e përmendin si një ndër komandantët më të mëdhenj shqiptar të shekullit XV.
Ai ishte pinjoll i një prej familjeve të vjetra fisnike të Arbërisë. Maurizio Bue Shpata do të lindë në Nauplia në Peloponez në vitin 1478. Maurizio Bua do të kishte prejardhjen nga familja princërore arbërore Bue Shpata që ishin vendosur në Peloponez. Paraardhësit e tij kishin qenë despotë të Artës, baronë të despotatit të Moresë dhe kryetar të shqiptarëve të Greqisë. Bua do të transferohej shumë i ri në Venecia, dhe aty ndërroi emrin nga Maurizio në Mërkur. Pasi studioi në shkollat ushtarake u vu në shërbim të Republikës së Venecias, duke kryer eksperiencat e para si stradiot(ushtar me pagesë). Me shpërthimin e luftrave të gjata të Italisë (1494-1559) u impenjua në ushtrinë veneciane dhe mori pjesë në betejën e Fornovës, më pas në luftën e Novarës, në betejën kundër francezëve në mbretërinë e Napolit dhe më pas në betejat e Pizës. Sipas të dhënave që referon për këtë figurë studiuesi Moikom Zeqo, Mërkuri luftoi në tërë Evropën duke i shërbyer herë venedikasve, herë francezëve dhe herë spanjollëve dhe herë zviceranëve.
Bëmat e tij janë të pabesueshme. Duke ditur forcën e madhe të shqiptarëve në betejë dhe faktin që shqiptarët ishin luftëtarë të paepur ai ngriti një repart vetëm me shqiptarë dhe korri vetëm fitore në të gjithë Perëndimin. Në 1516-ën Mërkuri pati një sukses të shkëlqyer, në afërsi të Veronës zuri rob një repart të madh spanjoll prej 600 vetësh. Por në 1521 Duka i Mantovës arriti ta kapë rob atë vetë. Mërkuri arriti të arratisej nga burgu. Pas betejës së Bergamos fama e tij u bë aq e madhe sa përherë gati i fitonte të gjitha betejat. Luftoi për mbretërit e Francës, dhe këto të fundit duke parë vlerat dhe rezultatet e tij në luftë i dhanë tituj të mëdhenj fisnikërie dhe shumë prona. Po çfarë dihet për jetën e këtij komandanti përveç faktit që ishte gjenerali më i famshëm shqiptar i shekullit XV-XVI? Studiuesi Moikom Zeqo jep disa hollësira biografike për Mërkur Buan. Ai qe martuar me një shqiptare, Maria Bokalin, e veja e një shoku të tij të armëve. Maria qe disa vjet më e madhe në moshë se Mërkuri. Ajo ishte e bija e Katerina Arianitit, motrës së gruas së Gjergj Kastriot Skënderbeut Në 1524, kur Maria vdiq, Mërkuri i bëri një funeral luksoz në kishën e Shën Vasilit, ku i bëri vajtime të mëdha dhe arkivolin e shoqëronin 32 klerikë jezuitë. Pas një viti Mërkuri u martua me të bijën e një patrici, Alvise Balbi, i cili pretendonte se kishte lidhje gjaku me shenjtorin Shën Zulian të shek.
XIII-të, kulti i të cilit qe shumë i përhapur në Itali. Mërkuri kishte një pronë të tij në Trevizo. Kish filluar të plakej po qe ende i fuqishëm. Paratë e fituara i shpenzoi për të ndërtuar një pallat të madh prej mermeri, të cilin e zbukuroi me piktura që festonin dhe tregonin veprimtaritë e tij. Thuhet se vdiq mbas vitit 1539. Ai pati një djalë të ligjshëm, i cili quhej gjithashtu Mërkur. Në fund të jetës Mërkur Boa mbante titullin e kontit. Ngjarja që e bëri më rezistent emrin e tij ndaj harresës lidhet me një skulpturë. Në pallatin e tij Mërkur Bua në fund të jetës pati disa prirje meditative, krejt të pazakonta me jetën luftarake. Një farë bashkatdhetari i i tij, i lindur në ishullin e Zantes, me emrin Zane Koroneu, me afshe mistike (donte të bëhej murg por pastaj ndërroi mendje), i kushtoi Mërkur Buas një poemë shumë të gjatë në një gjuhë greke vulgare të tmerrshme, plot plagjiatura të silimitudave homerike, me shumë fjalë shqipe, madje dhe arabe. Libri u botua dha pavarësisht nivelit artistik mesatar ose të dyshimtë, për arsye të pashpjegueshme pati një bum leximesh në Itali.
Poema në fjalë e mistifikoi më shumë figurën e Mërkur Buas. Ai gati u bind se ishte me të vërtetë dikush, një qenie e përkëdhelur nga fati. Fati dhe lavdia nuk janë e njëjta gjë. Këtë Mërkuri e kuptonte. Trupi i tij prej vdekatari do të shpërbëhej një ditë sepse vdekja është e pashmangshme. Atëherë luftëtari i vjetër mendoi diçka ambicioze. Ai arriti të gjejë një artist të panjohur me emrin Agustino Busti, i njohur më pas me mbiemrin e dytë Bambaia, kur u bë i famshëm, për t’i gdhendur skulpturën e vetvetes. Kjo skulpturë do të ishte skulptura funebre e Mërkur Buas. Skulptura ruhet dhe sot në kishën Santa Maria Maggiore dhe ka një pllakë përkujtimore lëvduese. Por si është e vërteta e skulpturës? Në qytetin Pavia, në rininë e tij, Mërkur Bua kishte rrëmbyer disa vepra arti, midis të cilave dhe një skulpturë të perëndisë Mërkur. Skulptura qe e mrekullueshme, e stilit rilindas, rizgjim i skulpturës antike greke. Pikërisht këtë skulpturë shqiptari e deshi më shumë, ndonëse shija e tij artistike qe e vagullt dhe aspak profesionale. Por ai s’çante kokën për këtë. Ai e thërriti artistin Agustino dhe i tha t’ia hiqte kokën skulpturës së perëndisë Mërkur dhe të montonte mbi të kokën e tij të skulpturuar prej shqiptari. Dhe kështu ndodhi. Shumë historianë të artit italian e përmendin skulpturën në fjalë.
Ata habiten nga stili eklektik, por parafytyrimi i tyre nuk arrin t’i çojë në arsyetimin logjik se koka është diçka e montuar në një trup tjetër, se kemi një mënyrë arrogante por dhe të mençur për të bashkuar kokën e një personazhi historik të shek.XVI, për më tepër të një shqiptari të frikshëm ndonëse fitimtar, me trupin e një perëndie, që në mitologjinë klasike përfaqësonte Lajmëtarin të urdhrave dhe dëshirave të perëndive olimpike Megjithatë koka është origjinale. Është koka e Mërkur Buas. Ishte një veprim në fakt që donte të mistifikohej në pavdekësi, një delir dhe i çuditshëm por dhe i kuptueshëm. Fitoret e betejave të panumërta në të gjitha anët e Evropës patjetër që ia kishin hequr të gjithë modestinë, por lavdia e fitores është gjithnjë dehëse për një komandant që luftoi në të gjithë Evropën dhe korri fitore të panumërta. Por në fund natyrshëm lind pyetja: A bëri diçka për Shqipërinë? Studiuesi Moikom Zeqo e ka një përgjigje: Nga kronikanët venecianë thuhet se pati një përpjekje në fund të jetës për të luftuar kundër turqve por përpjekja nuk di pse dështo
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…