Categories: KULTURË

Si trajtoheshin kafshët nga shqiptarët në të kaluarën?

Shqiptarët në të kaluarën kishin një lidhje të ngushtë me kafshët shtëpiake, e sidomos me disa prej tyre.

Duke qenë se vendet rurale, burimin kryesor të të mirave e kishin nga bujqësia dhe blegtoria, lidhja me kafshët që ata mbanin, ishte tejet e veçantë, përcjell Trungu&InforCulture.info

Kafshët më të shpeshta që shqiptarët mbanin ishin, kali, lopa,delja, dhia, gomari, qeni, dhe shpezët e ndryshme si pulat, patat, etj. Në disa shtëpi mbeheshin edhe macet dhe pëllumbat.

Natyrshëm lindë pyetja se pse ishin këto kafshë më të pranishme tek ne.

Dhe njejtë natyrshëm vjen edhe përgjigjja. Gjithçka shpjegohet duke marrë parasysh që këto kafshë u ndihmonin shqiptarëve që të mbijetonin dhe të kishin të ardhura.

Kali, si një nga kafshët më të hershme tek shqiptarët, nuk kishte vetëm rolin e një kafshe në shtëpi.

Ai në njëfar mënyre ishte një ‘pjesëtar’ kyç i një numri të madh të familjeve shqiptare.

Përpos që u dilte në ndihmë si transportues i njerëzve, atij poashtu i vendosej qerre dhe në këtë mënyrë ai barte edhe rëndesa të ndryshme si drunjët, kashtën që merrnin në ara, thasët me grurë, e rëndesa tjera të ndryshme.

Përpos kësaj, në kohën e të mbjellurave, kalit i vendoseshin mbrapa mjete bujqësore të cilat i mundësonin kalit lëvrimin e arave, në mënyrë që njeriut t’i lehtësohej puna.

Kjo bënte që Kali të ishte një kafshë e domosdoshme tek familjet shqiptare, dhe kush kishte një të tillë, e konsideronte veten me fat, sepse punët i lehtësoheshin shumë.

Por si trajtohej kali nga ana shpirtërore e fizike nga shqiptarët?

Kjo kafshë përpos që shfrytëzohej, në anën tjetër edhe trajtohej shumë mire.

Ai kishte një rëndësi të madhe tek pronari dhe familja, për të kujdeseshin që mos t’i mungonte asnjëherë ushqimi dhe uji.

Pos kësaj, kali kishte një kujdesje të veçantë edhe për thundrat e tij, ai dërgohej tek ustai për t’i vendosur patkonjët, në mënyrë që thundrat e tij të mos plasariteshin e mos të lëndoheshin. Kali poashtu kishte një kujdesje të veçantë edhe sa i përket mirëmbajtjes së gëzofit e bishtit. Ai dërgohej në vende të caktuara që sê paku një herë në vit t’i preheshin qimet e padëshiruara, dhe bishti i tij të mos i rëndohej. Poashtu ai zbukurohej edhe me tufa të kuqe të cilat i vendoseshin kryesisht në pjesën e kokës.

Pronarët kishin një lidhje të ngushtë shpirtērore me kuajt e tyre, nëse ata sëmureshin apo kishin ndonjë lëndim, pronarët e tyre nuk largoheshin nga shtalla duke u qëndruar ‘mbi kokë’ e duke plotësuar nevojat e kafshës.

Patkoi i kalit vendosej në dyert e shtëpisë, kjo si shenjë që të mbronte nga mësyshi, syri i keq dhe të kishte mbarësi.

Nga kafshët më të shpeshta, që gjendeshin pothuajse në çdo familje ishin edhe lopa delja e dhia.

Këto kafshë luanin një rol të rëndësishëm në mbajtjen e familjes, sigurimin e ushqimit, si atij të bylmetit, ashtu edhe të mishit.

Lopa, delja dhe dhia ishin burimi kryesor i sigurimit të produkteve të bylmetit, si: qumështi, djathi, gjiza, kosi, hirra etj.

Këto ushqime ishin ushqimet kryesore të çdo familjeje shqiptare, pasi në atë kohë, superparketet dhe tregtia me këto mallra ishte më e rrallë.

Zakonisht, një herë apo dy herë në vit preheshin një apo dy krerë lopë, apo dele, në mënyrë që të sigurohej edhe mishi për anëtarët e familjes.

Kur flasim për therrjen e kafshëve, nuk duhet lënë pa përmendur edhe një gjë shumë e rëndësishme. Kur një kafshë therrej, ajo përgatitej me shumë kujdes nga kryesisht burrat e familjes. Kafsha nuk duhej asesi të lihej e etur apo uritur, dhe në asnjë mënyrë nuk guxohej tē torturohej gjatë therrjes.

Ajo therrej kryesisht sipas rregullave fetare, duke iu hequr koka me një mjet të mprehtë dhe duke vazhduar pastaj me prerjen e kujdesshme të pjesëve të saj.

Por përpos këtij aspekti, këto kafshë ishin poashtu të rëndësishme për pronarët e tyre. Ushqimi për t’o sigurohej me shumë mund, duke korrur arat e duke grumbulluar sa më shumë ushqim për gjatë dimrit.

Kafshëve u vendoseshin emra përkëdhelës, dhe trajtoheshin me kujdes edhe gjatë nxjerrjes së qumështit, e nganjëherë edhe u këndohej gjatë mjeljes, që sipas shqiptarëve, kafsha të sjellë sa më shumë qumësht dhe të ndihet sa më e relaksuar.

Një kafshë që nuk mund të lihet pa përmendur është qeni. Qeni ndër breza ështē mbajtur nga familjet shqiptare dhe është cilësuar si miku më i mirë i njeriut.

Përpos ruajtjes së shtëpisë, qeni ka ndihmuar edhe në ruajtjen e deleve.

Nëse dikush ka hyrë në oborr, apo në shtallë, e sidomos gjatë natës, qeni ka qenë ‘lajmëtari’ i parë qē ka njoftuar banorët me të lehurēn e tij, se dikush është në oborr.

Shpezët poashtu kishin rol të veçantë dhe trajtoheshin në formën më të mirë.

Kur vinte një musafir në shtëpi, një nga nderimet më të mëdha që mund t’i bëhej atij, ishte therrja e një pule dhe përgatitja e mishit të saj për të.

E kur musafiri ishte tejet i veçantë për të zotin e shtëpisë, ai prente gjelin më të madh që kishte, që sasia e mishit të ishte sa më e madhe.

Një nga kafshët më të dashura ishte macja, ajo mbahej në familje si antërarja më lozonjare.

Ajo rrinte nën sofër dhe ushqehej bashkë me anëtarët e familjes.

Një bestytni tjetër që lidhej me kafshët ishte edhe ajo që nëse e zonja e shtëpisë qepte apo qendiste gjatë festës së bajramit apo edhe Shën Gjergjit, njërën nga bagëtitë do e hante gjarpëri.

Dhe shqiptarët ruheshin që mos ta bënin këtë gjë.

Thënë shkurtimisht, shqiptarët i donin kafshët dhe i trajtonin si anëtarët e familjes, saqë kur ngordhte një kafshë ndër shqiptarë, ata ngushëllonin familjarët e shtëpisë duke përdorur shprehjen “Ua pastë marrë të ligat”.

A.Z/ Trungu&InforCulture.info

admin admin

Recent Posts

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

4 hours ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

4 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

6 hours ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

22 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

23 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

24 hours ago