Categories: KURIOZITETE

E vërteta e “Ujit Zemzem”, pse quhet uji i mrekullive dhe cila është historia e burimit të tij?

Besojmë që së paku një herë ju ka ndodhur të dëgjoni apo të hasni diku nëpër literatura(jo vetëm islame) për ujin Zemzem, apo siç njihet me emrin e tij origjinal “Zam Zam”, shkruan Trungu&InforCulture.info

Diçka që duket tepër interesante dhe gati e pamundur, është fakti se burimi i ujit Zemzem se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt ky që shkakton huti tek shkencëtarët.

Prej burimit të Zemzemit, i cili është vetëm 1.5 metër i thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit.

Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.


Pas dërgimit të ujit të Zemzemit për analizë nëpër laboratorit europiane dhe botërore,në fund të gjithë vërtetuan se uji i Zemzemit jo vetëm që bën për pije por bile zbuluan se edhe është uji më i pastër në botë dhe i cili nuk përmban bile asnjë lloj të bakterieve,që normalisht ujrat e burimeve tjera e kanë në permbajtjen e tyre.

Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga ekspertët gjegjës. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere.

Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme. Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.) gjë që bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu, Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.

Sipas fesë Islame, Zemzemi është një burim i mrekullueshëm i ujit nga Zoti, cili u përhap mijëra vjet më parë.

Islami thotë se Zemzemi i’u zbrit Haxherës, gruas së dytë të Inrahimit nënës sëIsmailit. Sipas udhëzimeve të Zotit, Ibrahimi la gruan e tij, Haxherën dhe djalin Ismailin mes shkretëtirës dhe u largua. Ajo dëshpërimisht kërkonte ujë për djalin e saj të mitur, por ajo nuk mundi të gjente ndonjë, pasi Meka ndodhej në një luginë të nxehtë të thatë me pak burime uji. Haxherja vrapoi shtatë herë në shkretëtirën e nxehtë midis dy kodrave të Safa dhe Marva duke kërkuar ujë. Duke u trishtuar nga i dyti, Ismaili i mitur e kishte skrapuar tokën me këmbët, ku papritmas uji doli jashtë.

Ka versione të tjera të historisë që përfshijnë se Zoti dërgoi engjëllin e tij, Xhibrilin, i cili shkelmoi tokën me thembër (ose me krah), dhe uji u rrit.[Një histori e ngjashme për një pus është përmendur edhe në Bibël.

Sipas traditës Islame, Ibrahimi a.s rindërdoi Bejtullah (Bayt Allah “Shtëpia e Zotit”) afër vendit të pusit, një vend i cili fillimisht u ndërtua nga Ademi dhe sot quhet Qabe, një ndërtesë drejt të cilës myslimanët në mbarë botën falen drejt saj, pesë herë në ditë. Zemzemi ndodhet rreth 20 metra në lindje të Qabesë. Në traditën tjetër islame, zemra e Muhamedit a.s u nxor nga trupi i tij, u la me ujin e Zamzamit dhe pastaj u rivendos në pozitën e tij origjinale, pas së cilës ajo u mbush me besim dhe mençuri.

Vlen të përmendet se uji Zem zem mbërrin dhe gjendet në pothuajse çdo vend të botës, e edhe në Kosovë.

Ky ujë, me vlerën që posedon, si nga ana e përmbajtjes ashtu edhe nga historia që përfaqëson, sillet edhe në Kosovë në sasi të vogla, dhe normalisht u rekomandohet të gjithë njerëzve që mund të kenë ndonjë problem me shëndetin, përcjell Trungu&InforCulture.info

Jo më kot, ky ujë quhet edhe si ‘uji i mrekullive’ pasi që benefitet e tij padyshim që janë të mrekullueshme dhe nuk krahasohen me benefitet e asnjë uji tjetër në botë.

admin admin

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

17 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

18 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

18 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

19 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

19 hours ago