<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Një skaner i ri mund të ndryshojë rrënjësisht diagnozat e tri sëmundjeve

 

Një zhvillim i ri në fushën e imazherisë mund të ndihmojë në revolucionarizimin e saj pasi është shpikur një skaner që përdor dritën lazer në vend të rrezeve X.

Pajisja u krijua nga shkencëtarët e University College në Londër dhe është shumë efektiv në shfaqjen e enëve të gjakut çka e bën shumë të nevojshëm për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve si artriti, diabeti dhe disa lloje kanceri.

Një teknikë që quhet Tomografia Fotoakustike (PAT) përdor dritën lazer dhe valët që prodhon në disa inde për të bërë bashkë një imazh 3D  në kohë reale. Teknika u shfaq për herë të parë më shumë se 20 vite më parë, por në versionet e mëparshme nevojiteshin disa sekonda ose minuta për të regjistruar një imazh.

Ata urojnë që kjo risi të materializohet në një skaner që mbahet në dorë për përdorim rutinë nga klinikat duke shmangur rrezet e dëmshme X ose pajisjet shumë të shtrenjta si skaneri i rezonancës magnetike.

“Këto përparime teknike e bëjnë sistemin të përshtatshëm për përdorim klinik për herë të parë, duke na lejuar të shohim aspekte të biologjisë njerëzore dhe sëmundjeve që s’kemi mundur më parë”, tha profesori Paul Beard.

Shpejtësia me të cilën skaneri shkrep imazhet e lejon pajisjen për të parë procese si qarkullimi i gjakut në kohë reale.

“Shpejtësia shmang turbullimin që vjen nga lëvizjet duke përftuar imazhe shumë të detajuara dhe me cilësi që nuk mund t’i prodhojë asnjë skaner tjetër”.

Synimi më i madh është që skaneri të përmirësojë diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit. Tumoret kanë dendësi të lartë të enëve të vogla të gjakut që nuk duken mirë me teknikat e tjera të imazherisë.

Ekipi i UCL shprehet se nevojitet më shumë punë në një grup më të madh pacientësh për të treguar potencialin e kësaj risie përpara se të kthehet në një pajisje për përdorim rutinë./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

7 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

8 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

8 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

8 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

9 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

9 hours ago