Ismet Sylejmani
Si sot, 56 vite më parë, më 6 Tetor 1968, fillon përdorimi edhe de jure i Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kosovë, të cilin, si askush tjetër në historinë e popullit tonë, e ka ujitur me gjakun e Tij, SHQIPTARI FLAMUR, Heroi i Kombit Fazli Grajçevci!
Më shumë se pesë dekada e gjysmë kanë kaluar, dhe njëra nga ngjarjet më të mëdha të kombit, ajo e lejimit të përdorimit zyrtar nga titistet jugosllav dhe pushtuesit serb të Flamurit të Kombit tonë, mbetet një nga kryengjarjet e mobilizimit historik të popullit shqiptar!
Ushtria e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja, UÇK i realizoi të gjitha!
Fotoja që shihet i mbuluar me flamur trupi i pa jetë, i shenjtë dhe i shtrenjtë i SHQIPTARIT FLAMUR Fazli Grajçevci dhe tri puthjet e flamurit nga Isa Boletini në Vlorë, nga Enver Hoxha në Tiranë dhe nga Talat Xhaferi në Bajram Curri, janë histori e madhe dhe e lavdishme shqiptare në katër foto!
Valëvitja e lirë e flamurit kombëtar afër varreve të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, te lapidaret, te monumentet, te sheshet, në tubime festive, në mitingje e parada ushtarake,kombëtare e shtetërore, në demonstrata kombëtare progresive, është dëshmi se flamuri është më i rëndë se toka, se është i qullur me gjak lirie, që mbulon Heronjët dhe Deshmorët gjithmonë, sikur qielli që mbulon dheun, rrezaton fuqinë e pavarësisë kombëtare dhe lavdinë e të parëve tanë që nga Kryeheroi Skënderbeu e deri te Komandanti Legjendar Adem Jashari!
Lavdi gjakut të derdhur për Flamurin Kombëtar!
Lavdi Heroit të Kombit Fazli Grajçevci!
Rroftë Flamuri kombëtar!
Prishtinë, 6 Tetor 2024!
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…