<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

A ishte opi’umi financuesi i Perandorisë Britanike?

Dhe Britania bëri më shumë se thjesht të përfitonte nga droga; ajo edhe luftoi për të. Në 1839-42 dhe 1856-60, ajo nisi ekspedita kundër Kinës dhe refuzimit të qeverisë së saj, për të legalizuar tregtinë e opiumit. Traktati i vitit 1860, i cili përfundoi Luftën e dytë të Opiumit, më në fund e detyroi legalizimin e drogës në Kinë. Për të kuptuar marrëdhënien e trazuar të Kinës me Perëndimin, ju duhet të kuptoni rolin e Britanisë në tregtinë e opiumit

Tregtia e opiumit është një nga gjërat më të këqia, të harruara mbase, që ka bërë perandoria britanike. Ne kujtojmë episode të tjera të turpshme perandorake, të tilla si tregtia e skllevërve, apo shekuj të tërë racizëm i institucionalizuar. Por tregtia e opiumit dhe luftërat e Opiumit që Britania luftoi me Kinën në vitet 1840 dhe 1850 ishin vendimtare për drejtimin e perandorisë britanike, por që pak janë të ditura sot.

Opiumi (një drogë që rrjedh nga lulja e opiumit) rritej dhe dërgohej nga India Britanike për në bregun jugor të Kinës, ku shitej për argjend, të cilin tregtarët britanikë e përdornin për të blerë çaj; çaji pastaj udhëtonte për në Britani dhe para se të zhdukej në çajnikët britanikë, qeveria vendoste detyrime doganore. Këto detyrime financonin një pjesë të madhe të Marinës Mbretërore, kështu që opiumi ndihmoi në mbajtjen në këmbë të perandorisë britanike.

Administratat koloniale në Azi gjithashtu janë financuar gjerësisht nga menaxhimi i monopoleve në rritje të opiumit. Deri në fund të viteve 1850, të ardhurat e opiumit përbënin më shumë se 20 përqind të të ardhurave të qeverisë britanike në Indi. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e ekonomisë perandorake.

Biznesi u rrit gjatë pjesës më të madhe të shekullit të 19-të. Midis 1800 dhe 1839, shitjet e opiumit nga India britanike në Kinë u rritën dhjetë herë.

Dhe Britania bëri më shumë se thjesht të përfitonte nga droga; ajo edhe luftoi për të. Në 1839-42 dhe 1856-60, ajo nisi ekspedita kundër Kinës dhe refuzimit të qeverisë së saj, për të legalizuar tregtinë e opiumit. Traktati i vitit 1860, i cili përfundoi Luftën e dytë të Opiumit, më në fund e detyroi legalizimin e drogës në Kinë.

Pse tregtia e opiumit nuk është kuptuar më mirë? Një historian, kohët e fundit pyeste veten nëse e kujtojmë më mirë tregtinë e skllevërve, sepse lëvizja për heqjen e saj, na ka lënë me një fund të lumtur. Qëndrimet e Britanisë së vonë të shekullit të 19-të ndaj tregtisë së opiumit ishin më ambivalente.

Por edhe nëse Britania ka bërë çmos për të harruar të kaluarën e tregtisë së opiumit, kjo është një histori që ka jehonë në politikën globale sot. Në Kinë, Luftërat e Opiumit mbeten në kujtesën e publikut. Ato shihen si fillimi i një konspiracioni të gjatë, për të dëmtuar vendin. Për të kuptuar marrëdhënien e trazuar të Kinës me Perëndimin, ju duhet të kuptoni rolin e Britanisë në tregtinë e opiumit. / Bota.al

admin admin

Recent Posts

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

9 hours ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

10 hours ago

Tre fazat e Revolucionit të “Fustanellave”: Kur Arvanitët luftuan mes tyre në emër të një Greqie të Re. Si u përdor feja për të thyer trungun etnik

1821 nuk ishte thjesht një përplasje mes “Grekëve” dhe “Turqve”, por një tragjedi vëllavrasëse brenda…

10 hours ago

Mjaulli, nofka e admiralit arvanitas, që i mbeti nga shqipja

MJAULLÌ, NOFKA E ADMIRALIT ARVANITAS, QË I MBETI NGA SHQIPJA "Ashtu si shumë heronj, që…

11 hours ago

“Mbreti ynë Skënderbe”: Kur Himara i shkruante Papës për “Epirin e shqiptarëve” (1577)

Nga një dorëshkrim i rrallë i vitit 1577, ruajtur në Arkivat e Vatikanit, dëshmohet mbijetesa…

11 hours ago