<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Pse macja vjell ushqimin? Nëse ajo e vjell të paktën një herë në javë, kontaktoni veterinerin

Si simptomë e dëmtimit të shëndetit, të vjellat te kafshët shtëpiake mund të jenë pasojë e një sëmundjeje, por mund të shkaktohen edhe nga gëlltitja e ushqimit, kapsllëku, dispepsia, parazitët, helmimet, stresi dhe çrregullimet mendore

Të vjellat konsiderohet si një simptomë jo specifike e shëndetit të dobët të një maceje dhe shoqërohet me një sërë problemesh shëndetësore.

Është e rëndësishme të zbuloni arsyen e vërtetë të të vjellave dhe çfarë të bëni derisa të shkoni te veterineri, shkruan Thesprucepets, përcjell Telegrafi.

Cili është ndryshimi midis të vjellave dhe regurgitimit?

Njohja e ndryshimit midis këtyre dy termave mund të jetë informacion i dobishëm për veterinerin i cili duhet të përcaktojë arsyen e saktë të problemit shëndetësor që po e detyron macen të vjellë.

Regurgitimi shpesh ngatërrohet me të vjella, por ushqimi i rikthyer nuk trajtohet me acid stomaku.

Të vjellat nxjerrin jashtë përmbajtjen e stomakut: ushqimin, ujin ose lëngun biliar. Është një proces që zakonisht shoqërohet me të përziera dhe tkurrje të muskujve të barkut, ndërsa macja i lëshon shumë jargët para të vjellave. Regurgitimi është nxjerrja e përmbajtjes nga goja ose ezofag. Ushqimi dhe/ose uji ose objekte të tjera të gëlltitura nuk arrijnë në stomak dhe nuk ka përpjekje gjatë dëbimit. Ndryshe nga të vjellat, regurgitimi është një proces pasiv ku macja thjesht hedh atë që ka gëlltitur. Regurgitimi ndodh brenda 30 minutave deri në dy orë pas ngrënies.

Shkaqet e zakonshme të të vjellave ose regurgitimit tek macet

Shkaqet më të zakonshme të të vjellave janë kryesisht: gëlltitja e shpejtë e ushqimit, alergjitë ndaj disa ushqimeve, grumbullimi i qimeve, ushqimi dhe ndryshimet në dietë, gastriti, acarimi i ezofagut, parazitët, kapsllëku, objektet e huaja në zorrë, gëlltitja e toksinave ose helmeve.

Çfarë duhet të bëni nëse macja vjell ushqim të patretur?

Të vjellat e shpeshta nuk janë një fenomen normal tek macet. Të vjellat më shumë se një herë në javë është padyshim një shenjë e një problemi shëndetësor. Nëse macja vjell ushqim të patretur, ushqeni me vakte më të vogla.

Nëse macja vazhdon të vjellë ushqim të patretur, dhe gjithashtu ka mungesë oreksi, humbje peshe, letargji ose diarre, dërgojeni menjëherë te veterineri.

Si ta ndihmoni macen nga të vjellat

Në varësi të diagnozës së bërë nga veterineri, macja mund të kërkojë shtrimin te veterinari për terapi dhe kujdes, ose mund të kërkojë vetëm trajtim ambulator dhe mjekim oral. Nëse veterineri dyshon se macja ka një bllokim të zorrëve, ajo ndoshta duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Si të parandaloni të vjellat

Në varësi të arsyes pse macja juaj po vjell, ka disa gjëra që mund të bëni për ta parandaluar atë.

Një mace që ha shumë shpejt duhet të hajë vakte më të vogla dhe më të shpeshta. Kontrolloni sasinë e ushqimit që ha dhe mënyrën në të cilën është gëlltitur. Nëse macja vjell toptha qimesh, kushtojuni kujdesit më të detajuar të gëzofit të saj. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

16 minutes ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

28 minutes ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

7 hours ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

7 hours ago

Shaban Polluzha, simbol i qëndresës në Drenicë dhe një kapitull i përgja’kshëm i vitit 1945

Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…

7 hours ago

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

1 day ago