Imagjinoni një video-thirrje me një mik, ku përveç fytyrës dhe zërit, do të mund të ndjeni aromën e biskotave që sapo kanë pjekur. Ky koncept, që duket si nga një film fantastiko-shkencor, është në fakt një fushë kërkimore që shkencëtarët po eksplorojnë.
Ashtu si ekranet dhe altoparlantët e telefonave, të cilët shndërrojnë sinjale digjitale në imazhe dhe tinguj, po punohet për teknologjinë e aromave digjitale. Kjo përfshin përdorimin e kartridgëve që përmbajnë aroma të veçanta, të cilat mund të kombinohen për të prodhuar një gamë të gjerë aromash, ngjashëm me mënyrën se si përzihen pixelët e ekraneve për të krijuar ngjyra.
Megjithëse teknologjia është ende në zhvillim, sfidat kryesore përfshijnë krijimin e një sistemi që mund të prodhojë mijëra aroma dhe mënyrën e kontrollit të intensitetit të tyre. Ndërkohë, kërkohet që kartridgët të jenë të sigurt dhe të lehtë për t’u zëvendësuar.
Edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë, e ardhmja e “telefonave me aroma” duket premtuese, duke premtuar një eksperiencë më të plotë dhe të ndjerë për përdoruesit.
Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…
Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…