<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Çfarë janë ninullat, çfarë përfaqësojnë ato tek shqiptarët dhe a kanë popujt tjerë ninulla si të shqiptarëve?

 

 

Pothuajse secili prej nesh, të paktën një herë në jetë ka dëgjuar një ninullë, ose sic njihet në popull “këngë djepi”, shkruan Trungu&InforCulture.info

Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se kur kanë filluar të shfaqen në popull këto këngë lirike dhe kush i ka shkruar ato?

Nga materialet dhe librat që gjinden për ninullat, ajo që ipet të kuptohet është se këto këngë kanë filluar të këndohen qysh herët, për to nuk është nevojitur një laps a letër për tu shkruar, ato janë kënduar nga nënat shqiptare për t`i vënë fëmijët në gjumë kudo që ato janë ndodhur.

Ninullat përfaqësojnë traditën dhe identitetit e popullit shqiptar, duke qenë se ato janë autoktone dhe përmes tekstit përfaqësojnë traditën e kulturën e shqiptarëve.

Ato në përmbajtje kanë krahasime me heronjë, krahasime e figura tjera letrare që përfaqësojnë vlerat e ndryshme morale e jetësore të shqiptatëve./Trungu&InforCulture.info

Tradita e këndimit të këngëve të djepit nuk është lënë anash nga shqiptarët. Edhe në ditët e sotme mjetet për vënien e fëmijës në gjumë janë shumë më moderne e të sofistikuara, prapë këndimi i ninullat nga nënat haset në vende të ndryshme.

Këto këngë janë risjellë herë pas here edhe përmes kinematografisë apo videove të ndryshme.

 

Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën.

Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana” Në disa këngë djepi, sidomos në ato të jugut, gjejmë dhe fjalë te pashpjegueshme ose emra njerëzish të cilët dallohen për ndonjë karakteristikë të veçantë për këtë ose atë gjë. Ninullat janë monologë intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët qe janë te lidhura me urtësinë, dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj.

Mjetet artistike, figurat letrare që përdoren zakonisht janë krahasimi dhe personifikimi. Ninullat janë më tepër lirike. Nëna e krahason vajzën me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me mollën kurse djalin me pëllumbin, yllin. Shumë i bukur është personifikimi i gjumit të cilin nëna e paraqet si pëllumb që vjen dhe e merr fëmijën ne krahët e tij.

 

Më poshtë mundë të lexoni një ninullë popullore:

 

Nina nina, birit tem
Se t’coj nana coban me dhen
Nina nina, po t’perkundi
Birin tem ma zen gjumi
Ma zen gjumi, gjumi i ambel
I ban nana pershesh me tamel!

 

Trungu&InforCulture.info

admin admin

Recent Posts

Pse skuqen sytë dhe si mund ta qetësoni këtë problem?

    Skuqja e syve është një shqetësim i zakonshëm dhe mund të shfaqet për…

28 minutes ago

A duhet vërtet ta lani orizin para se ta gatuani?

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në botë. Për miliarda njerëz, ai është…

2 hours ago

Shkrirja e akullnajës në Nepal/Njeriu nuk po shkatërron Tokën, por po rrezikon jetën në të

    Katastrofat natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të forta dhe…

3 hours ago

Kjo është dieta që parandalon kancerin, diabetin dhe bën të humbni peshë

    Dieta ketogjene përqendrohet në konsumimin e yndyrnave të shëndetshme, proteinave dhe karburanteve të…

3 hours ago

Lahuta është shqiptare. Historia e treguar nga një anglez

    Në thellësitë e maleve të Shqipërisë së Veriut, një tingull i veçantë dhe…

3 hours ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

3 hours ago