Categories: KURIOZITETESOCIALE

Ç’është dhe si ndikon te fëmijët ndarja prindërore

“Ndarja prindërore” është një formë e manipulimit emocional, ku një prind ndikon fëmijën që të refuzojë ose distancohet nga prindi tjetër, shpesh gjatë një ndarjeje ose divorci

Kjo ndodh kur një prind përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e fëmijës me prindin tjetër, duke përdorur akuza të rreme ose komente negative.

Pse ndodh “ndarja prindërore”?

“Ndarja prindërore” zakonisht ndodh gjatë ndarjes ose divorcit, kur një prind kërkon avantazh në kujdestarinë e fëmijës ose dëshiron të ndëshkojë prindin tjetër për çështje të pazgjidhura.

Sipas ekspertëve, kjo sjellje mund të lidhet me çrregullime emocionale si “çrregullimi narcist i personalitetit” ose nevoja për hakmarrje.

Si ndikon “ndarja prindërore” te fëmija?

“Ndarja prindërore” (“parental alienation”) mund të shkaktojë pasoja serioze te fëmijët, duke përfshirë:

Fraza të rriturish: Fëmija përsërit fraza që nuk janë të përshtatshme për moshën e tij, si: “Ti nuk kujdesesh për askënd përveç vetes.”

Ankth dhe pasiguri: Fëmija ndjen paqartësi dhe shqetësim për shkak të konfliktit mes prindërve.

Distancim emocional: Fëmija mund të refuzojë të ketë marrëdhënie me prindin tjetër dhe mund të duket i frikësuar ose indiferent ndaj tij.

Si duhet të menaxhohet “ndarja prindërore”?

Për menaxhuar me sukses “ndarjen prindërore” është e rëndësishme që pavarësisht raporteve mes tyre, prindërit të mbajnë një komunikim të hapur dhe të sinqertë me fëmijën, duke krijuar një mjedis ku ai ndihet i mbështetur dhe i sigurt.

Nga ana tjetër, të gjithë anëtarët e familjes duhet të përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit, duke i dhënë fëmijës mundësinë për të shprehur ndjenjat dhe shqetësimet e tij, pa ndjerë presion. Kjo ndihmon në shërimin e plagëve emocionale dhe në rivendosjen e ekuilibrit brenda familjes.

admin admin

Recent Posts

Trauma në fëmijëri rrit rrezikun për sëmundje të rënda në moshë të rritur

Një studim i ri tregon se trauma në fëmijëri rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e…

10 mins ago

Pse sulmet në zemër shpeshtohen gjatë dimrit?

Janari mund të jetë një muaj i zymtë. Moti është i ftohtë, qiejt janë përgjithësisht…

34 mins ago

Ushqimet që kanë sasi maksimale të mikroplastikës

Rreziku nga mikroplastika është duke u rritur, teksa shumë më shumë plastikë shfaqet në ushqim…

24 hours ago

Historia e panjohur e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë…

1 day ago

Fëmijët nën dy vjeç duhet të ndalohen të rrinë para ekranit, thonë suedezët

Nuk është sekret që koha e tepërt para ekranit mund të ketë një ndikim negativ…

1 day ago

Persët: Perandoria e të Mëdhenjve

Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai hodhi një vështrim të…

1 day ago