Categories: KËSHILLAShëndet

Ushqimet që kanë sasi maksimale të mikroplastikës

Rreziku nga mikroplastika është duke u rritur, teksa shumë më shumë plastikë shfaqet në ushqim dhe kërcënon shëndetin tonë në disa mënyra. Një studim i ri i publikuar nga revista “JAMA Network” ka gjetur se copëza dhe fibra të vogla plastike janë gjetur në indet e hundës së kufomave njerëzore. Copëzat e mikroplastikës janë gjetur në shtresën olfaktive, pjesë e hundës që detekton aroma që rrinë në bazën e trurit.

Studimet e kaluara kanë vlerësuar se mikroplastikat dhe nanoplastikat janë duke kaluar edhe në mushkëri, mëlçi, penis dhe testikuj, gjak, urinë dhe jashtëqitje, qumështin e nënës dhe madje edhe në placentë.

Ja 5 ushqimet që kanë sasinë maksimale të mikroplastikës.

Sheqeri dhe kripa

Erëzat më të zakonshme të kuzhinës fshehin një sasi të konsiderueshme të mikroplastikës, të cilat mund të hyjnë në artikujt ushqimorë përmes ambalazheve plastike ose ruajtjes në enë plastike. Një studim, i titulluar “Mikroplastika në kripë dhe sheqer”, i bërë nga organizata kërkimore mjedisore Toxics Link, testoi 10 lloje të kripës që përfshiu kripën e kuzhinës, kripën e gurit dhe kripën e detit, së bashku me pesë lloje të sheqerit të blerë nga tregjet lokale dhe online. Studimi gjeti mikroplastikë në të gjitha mostrat në forma dhe madhësi të ndryshme. Një studim tjetër i kryer në vitin 2023 zbuloi se kripa rozë e Himalajës, e nxjerrë nga toka, kishte sasinë më të madhe të mikroplastikës, e ndjekur nga kripa e zezë dhe kripa detare.

Qeskat e çajit

Qeskat e çajit mund të jenë gjëja kryesore që e ekspozon trupin e njeriut ndaj mikroplastikave. Plastikës së tyre mund t’u duhen qindra vite për t’u dekompozuar në natyrë dhe madhësia e fragmenteve është e ndryshme. Çfarë e bën më keq është që temperaturat e larta të ujit ku vendoset qeska e çajit mund të shkaktojë lëshimin e materialeve të dëmshme. Adhuruesit e çajit duhet të jenë të kujdesshëm kur përdorin qeskat e çajit, meqë mund ta ekspozojnë veten me miliarda copëza të plastikës, shumica e të cilave mund të depërtojnë në qelizat e njerëzve.

Orizi

Orizi është pjesë e dietës sonë dhe është diçka që mund ta rrisë gjithashtu ekspozimin ndaj mikroplastikave. Një studim nga Universiteti i Queensland ka gjetur se për çdo gjysmë gote oriz që hanë njerëzit, ata konsumojnë rreth 3-4 miligramë plastikë. Orizi i shpejtë mund ta rrisë shumëfish rrezikun pasi mund të ketë 13 miligramë mikroplastikë për racion. Është e rëndësishme ta lani orizin tërësisht përpara përdorimit për ta reduktuar ndotjen plastike.

Ushqimi i detit

Adhuruesit e ushqimi të detit duhet të jenë të vetëdijshëm për sasinë e madhe të mikroplastikave që mund të udhëtojë përmes ujit të kanalizimeve në oqean dhe të konsumohet nga kafshët e detit. Mikroplastikat që mblidhen brenda kafshës mund të kalojnë në trupin e njeriut. Një studim i vitit 2020 në lloje të ndryshme të ushqimit të detit ka gjetur plastikë në çdo mostër.

Uji në shishe të plastikës

Uji i pijshëm mund të përmbajë deri në 240 mijë fragmente plastike, është zbuluar në një studim të fundit të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences. Një teknikë unike me imazhe u përdor për të zbuluar mijëra copa të vogla plastike në shishet e zakonshme të ujit njëpërdorimshme. Studimi zbuloi se rreth 90 për qind e këtyre copave të vogla plastike janë nanoplastike, të cilat mund të absorbohen në qelizat dhe indet e njeriut, si dhe ta kalojnë barrierën gjak-tru. Sa herë që hapni dhe mbyllni kapakun e shishes, më shumë mikroplastikë hyn në ujë.

admin admin

Recent Posts

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

5 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

5 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

5 hours ago

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

  “Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…

7 hours ago

Kura me mese arrash për zemrën, mushkëritë dhe imunitetin

  Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…

7 hours ago

Shurupi i mollës – Zbuloni sëmundjet që parandalon

  Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…

8 hours ago