<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETEShëndet

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit dhe shëndetit të zemrës.

Por ajo për të cilën nuk flasim gjithmonë është se si gjumi forcon imunitetin dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj infeksioneve virale.

Ndoshta ju preferoni të qëndroni zgjuar deri në orët e vona të natës, duke parë shfaqjet tuaja të preferuara në TV ose ndoshta mund të vuani nga pagjumësia.

Pavarësisht arsyes që nuk po flini mjaftueshëm, ekspertët thonë se gjumi është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar sëmundje të ndryshme dhe ju ndihmon për të pasur një shëndet të mirë.

Qelizat imune njihen gjithashtu si qeliza T. Këto qeliza luftojnë kundër patogjenëve intraqelizorë, ose qelizave që janë të infektuara me sëmundje të tilla si gripi, HIV dhe koronavirusi.

Studimet tregojnë se gjumi ka një ndikim të madh në qelizat T.

Studiuesit arritën në përfundimin se kjo është për shkak se gjatë gjumit të qetë, hormonet e stresit si epinefrina dhe norepinefrina, si dhe përbërjet pro-inflamatore ishin shumë më të ulëta, gjë që lejon qelizat T të bëjnë punën e tyre më mirë.

Por kjo nuk është e gjitha sepse sipas ekspertëve, të qënurit i privuar nga gjumi ndalon trupin tuaj të prodhojë citokina mbrojtëse, ose përbërës që i nevojiten trupit për të luftuar infeksionet dhe inflamacionin. Antitrupat që mbrojnë trupin nga infeksionet virale prodhohen gjithashtu më pak tek ata që nuk flenë sa duhet.

Por sa gjumë duhet të bëjë një njeri për të pasur shëndet më të mirë?

Ekspertët thonë se të rriturit duhet të flenë midis shtatë dhe tetë orë çdo natë. Gjithashtu fjetja për nëntë deri në dhjetë orë në natë, mund të rrisë rrezikun e cilësisë së dobët të gjumit dhe të çojë në probleme të tjera të gjumit si pagjumësia ose vështirësia për të fjetur.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të flini gjumë mjaftueshëm.

Ne e dimë që kjo mund të jetë e vështirë, ndaj ju mund të provoni të praktikoni joga ose meditim para gjumit, ushtrime të cilat ndihmojnë duke reduktuar stresin.

admin admin

Recent Posts

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

21 hours ago

Si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

  Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi…

21 hours ago

Truk nga kopshtarët me përvojë: Si t’i bëni domatet tuaja të japin më mirë fruta?

  Kopshtarët e vërtetë po bëhen gati të mbjellin fidanët e parë të domates në…

21 hours ago

Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës, ja pse

  Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e…

21 hours ago

Fsheh KURTHE vdekjeprurëse?! Varri i perandorit të parë kinez po SHOKON historianët!

  Varri i perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang, vazhdon të mbetet një…

22 hours ago

Katër zgjidhje të shpejta për flokët e yndyrshme

  Flokët e yndyrshme mund të kthehen në një bezdi shumë shpejt dhe zgjidhja më…

22 hours ago