<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

4 shtatori i vitit 476 konsiderohet tradicionalisht dita e rënies së Perandorisë Romake Perëndimore i shoqëruar me fundin e antikitetit dhe fillimin e mesjetës!

Jahja Drancolli

Në këtë datë, gjenerali gjerman Flavius ​​Odoacer rrëzoi perandorin romak Romulus Augustulus dhe e shpalli veten mbret të Gadishullit Apenin!

Është e njohur se gjatë mbretërimit të Kostandinit të Madh (306–337), Roma pushoi së qeni qendër dhe u zëvendësua nga Kostandinopoja e sapokrijuar (330). Në vitin 395 perandori Theodosius e ndan Perandorinë në Perandorinë Romake Perëndimore dhe Perandorinë Romake Lindore (Perandoria e Bizantit).

Hunët në shekujt IV-VII shkaktuan valë të mëdha të shpërnguljës së  popujve, ndërsa fise të shumta barbare morën pjesë dhe pushtuan Perandorinë (Visigotët, Ostrogotët, Vandalët).

Agonia e Perandorisë Romake Perëndimore përfundoi në 476 kur Ostrogotët e udhëhequr nga Odoacer rrëzuan perandorin Romulus Augustulus dhe shpallën mbretërinë e tyre. Më pas, Kisha Romake e udhëhequr nga Papa mbeti për disa shekuj e vetmja organizatë që ruajti strukturën administrative dhe, duke përhapur krishterimin midis popujve të vendosur rishtazi, ruajti unitetin e zonës së ish-Perandorisë Romake Perëndimore.

Në Lindje u ruajt vazhdimësia e Perandorisë, e cila pasi u ndryshua ndjeshëm, filloi të quhej Perandoria Bizantine. Këto ndryshime ishin tashmë të dukshme në kohën e Justinianit (527-565), i cili futi administratën civile dhe pushtetin e centralizuar në duart e tij, kodifikoi të drejtën romake, “Corpus Iuris Civilis” (534). Justiniani ishte perandori i fundit që u përpoq të ripushtonte territorin e Perandorisë Romake Perëndimore, por për shkak të ngritjes së dinastisë persiane të Sasanidëve në Lindje ai nuk ia doli, duke mbajtur pushtetin vetëm në Ravena dhe Siçili. Konfliktet me arabët (nga shekulli VII), të cilët depërtuan në kontinentin europian dhe pushtuan pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik (shek. VIII), e orientuan plotësisht Bizantin drejt Lindjes dhe problemeve të tij.

Frankët ishin të parët që ndërtuan një shtet më të fortë nën Klodovikun I, themeluesin e dinastisë Merovingiane (481-511). Pas vdekjes të tij, shteti Frank u nda mes katër fëmijëve të tij. Ringjallja filloi me Pepinin e Vogël (714–768), themeluesin e dinastisë Karolingiane (shekulli VIII). Përfaqësuesi më i fuqishëm i saj ishte djali i Pepinit, Karli I i Madh (768–814), shteti i të cilit për herë të parë në tre shekuj përfshinte pjesë të mëdha të Europës perëndimore dhe qendrore. Karli u përpoq të rivendoste Perandorinë Romake dhe kulturën e saj, mbështeti përhapjen e krishterimit, krijimin e komuniteteve fetare dhe misionare, ngritjen e shkollave katedrale, zhvillimin e kulturës dhe artit (Rilindja Karolingiane). Në Krishtlindjet e 800 Papa Leo III kurorëzoi Karlin e Madh si Perandor Romak, duke rivendosur Perandorinë në Perëndim. Megjithatë, pas vdekjes së tij, perandoria u nda! /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago