<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Studimi: Majmunët përdorin pseudonime, njësoj si njerëzit?!

Një studim i fundit ka treguar se majmunët i vendosin pseudonime njëri-tjetrit.

Marmosetët përdorin thirrje të veçanta që quhen “phee” për t’u identifikuar dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin. Deri më tani, mendohej se vetëm njerëzit, elefantët dhe delfinët mund ta bënin këtë.

Ky zbulim thekson kompleksitetin e ndërveprimit  social te marmosetët dhe kjo mund të ndihmojë në zbërthimin e misterit të evolucionit të gjuhës njerëzore.

Ekipi kërkimor regjistroi bisedat mes çifteve të marmosetëve si dhe ndërveprimet mes majmunëve dhe një sistemi kompjuterik.  Rezultoi se majmunët përdorin thirrjet “phee” për t’iu drejtuar individëve të ndryshëm.

Gjithashtu ata mund të dallonin kur u drejtohej një thirrje  dhe i përgjigjeshin më saktë. Anëtarët e së njëjtës familje përdorin etiketime zanore për individë të ndryshëm dhe tingëllime të ngjashme për të koduar emra të ndryshëm, njësoj si emrat dhe dialektet te njerëzit.

Procesi i nxënies ndodh edhe mes majmunëve të rritur që nuk kanë lidhje gjaku, duke treguar se ata mësojnë zanoret dhe dialektin nga anëtarë të tjerë të grupit.

Sipas shkencëtarëve, këto tinguj mund t’i kenë ndihmuar majmunët që të ruajnë komunikimin në pyjet  e dendur tropikalë ku jetojnë. Kështu ata ruajnë lidhjet shoqërore dhe kohezionin e grupit.

Marmosetët jetojnë në grupe të vogla familjare monogame dhe kujdesen bashkë për të vegjlit. Ata mund të kenë kaluar sfida të ngjashme evolucioni social si paraardhësit tanë dhe kjo mund t’i ketë shtyrë të krijojnë metoda komunikimi.

Studimi tregon edhe mekanizmin kompleks të trurit të majmunëve që me gjasë mund të jetë analog me paraardhësit tanë të cilët më vonë zhvilluan gjuhën e folur./tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

7 hours ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

8 hours ago

Tre fazat e Revolucionit të “Fustanellave”: Kur Arvanitët luftuan mes tyre në emër të një Greqie të Re. Si u përdor feja për të thyer trungun etnik

1821 nuk ishte thjesht një përplasje mes “Grekëve” dhe “Turqve”, por një tragjedi vëllavrasëse brenda…

9 hours ago

Mjaulli, nofka e admiralit arvanitas, që i mbeti nga shqipja

MJAULLÌ, NOFKA E ADMIRALIT ARVANITAS, QË I MBETI NGA SHQIPJA "Ashtu si shumë heronj, që…

9 hours ago

“Mbreti ynë Skënderbe”: Kur Himara i shkruante Papës për “Epirin e shqiptarëve” (1577)

Nga një dorëshkrim i rrallë i vitit 1577, ruajtur në Arkivat e Vatikanit, dëshmohet mbijetesa…

9 hours ago