<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Vonë ose jo, vjeshta thuajse erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash.

Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që arrin të shpërndajë viruse dhe baktere në një largësi prej 2 metrash dhe me një shpejtësi të madhe.

Sidoqoftë, teshtimat janë vetëm një prej simptomave drobitëse të alergjive të vjeshtës.

Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

Vjeshta është stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve.

Fëmijët ekspozohen ndaj pluhurit të shkumësit në shkollë.

Rënia e gjetheve të pemëve gjithashtu mund të shkaktojë alergji në vjeshtë.

Kjo ndodh sepse me rënien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut në ajër duke shkaktuar alergji.

Për më tepër, shiu është gjithashtu nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun.

E keqja e alergjive të vjeshtës është se ato nisin shumë herët dhe zgjasin më shumë.

Kujdesuni për stomakun

Në përballje me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

Kujdes me ushqimet

Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri, bulmeti, gluteni, alkooli përmbajnë substanca irrituese për organizmin.

Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë.

Në tetor duhet shmangur bananet, shalqirin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomë që mund të preken nga disa lloje barishtesh që shkaktojnë alergji.

Gjithashtu kujdes duhet treguar me çajin kamomil dhe të rubinit të kuq për të njëjtat arsye.

Ushqehuni me perime

Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karota, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër.

Higjiena

Përpara se të bini për të fjetur, mirë është të bëni dush që të largoni sa më shumë elementë alergjikë nga trupi dhe flokët.

Ndërroni rrobat dhe çarçafët më shpesh dhe sidomos këllëfët e jastëkëve me të cilët goja dhe hunda janë më shumë në kontakt.

Nëse punoni në kopsht, mbani doreza dhe maskë.

Për frymëmarrjen

Përdorni solucione me kripë për pastrimin e hundëve.

Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin.

admin admin

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

11 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

11 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

11 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

12 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

12 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

12 hours ago