<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A e di pse na mbron kaq shumë sapuni nga viruset?

Sapuni përbën mënyrën më efikase për shkatërrimin e viruseve që qëndrojnë në lëkurë, përfshirë Covid-19 që është ulur këmbëkryq në të gjithë globin.

Ekspertët thonë se viruset mund të qëndrojnë në lëkurë për orë, në mos për ditë të tëra.

Dezinfektantët, solucionet e lëngshme, letrat e lagura me alkol janë të mira, por jo aq efikase sa sapuni.

Tingëllon e çuditshme apo jo? Shkencëtarët nuk po shpikin dot një vaksinë kundër Covid-19, ama sapuni e shkatërron atë.

Përse na mbron kaq shumë sapuni?

Virusi është një grimcë me një diametër shumë të vogël. Pjesa më e dobët e virusit është shtresa e lipideve, ose yndyrore.

Sapuni e shkrin këtë membranë dhe virusi shpërbëhet si një kështjellë rëre dhe çaktivizohet.

Virusi Covid-19 si edhe shumë viruse të tjera përbëhen nga tre shtylla kryesore: acidi ribonukleik, proteinat dhe lipidet. Një qelizë e infektuar nga ky virus prodhon shumë blloqe të tilla të cilat më pas montohen për të formuar virusin.

Nëse një qelizë e infektuar vdes, të gjitha viruset pushtojnë qeliza të tjera, derisa disa prej tyre përfundojnë në rrugët e frymëmarrjes.

Kur njeriu tështin apo kollitet, grimca të sekrecioneve lëshohen në ajër deri në 10 metra distancë.

Grimcat më të mëdha mund të qëndrojnë në një distancë deri në 2 metra. Ato që bien në sipërfaqe të sheshta thahen, por virusi mbetet aktiv.

Nëse më pas njeriu prek fytyrën, veçanërisht sytë, flegrat e hundës dhe gojën, atëherë ai infektohet. Njerëzit e prekin fytyrën çdo 2 deri në 5 minuta, prandaj mund ta kuptoni qartë sa të rrezikuar jemi prej virusit.

Uji nuk mjafton për eliminimin e virusit nga lëkura. Sapuni nga ana tjetër është aleati ynë më i madh.

Duke qenë se virusi ngjitet në lëkurë si dylli (ndonëse i padukshëm), sapuni është më efikas ta shkrijë atë.

Produktet me alkol mbi 70 për qind kanë të njëjtën mënyrë operimi, por sapuni është më i mirë sepse shkumon dhe pastron të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Sipas vëzhgimit të studiuesve, vetëm 30 për qind e njerëzve lajnë duart pasi shkojnë në banjë. Vetëm pesëdhjetë për qind prej tyre i lajnë duart siç duhet.

Larja e duarve nuk ka të bëjë vetëm me shpëlarjen me ujë të bollshëm. Ju duhet të përdorni sapun dhe të fërkoni mirë pëllëmbët e duarve, pjesën e sipërme, në mes të gishtave dhe thonjtë.

Larja e duarve duhet të zgjasë mbi 20 sekonda dhe vetëm më pas, ato mund të shpëlahen me ujë të bollshëm dhe të ngrohtë.

Pas larjes, duhet të sigurohuni që t’i thani duart mirë me një peshqir të pastër.

admin admin

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

15 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

15 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago