<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

9 cilësitë e një mësuesi të mirë

Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.

Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë ndonjë gjë më e mirë se mediokër!

Ata bëjnë minimumin e kërkuar.

Mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për të krijuar një mjedis afeksionues dhe edukues për nxënësit e tyre.

Mësimdhënia e mirë duket se ka të bëjë më pak me njohuritë dhe aftësitë sesa me qëndrimin e mësuesit ndaj nxënësve, subjektit dhe punës së mësuesve.

Megjithëse lista e mëposhtme nuk është gjithpërfshirëse, ne kemi ngushtuar shumë karakteristika të një mësuesi të mirë.

Nëse një mësues ka këto cilësi, “flijeni mendjen të dashur prindër, sepse fëmija juaj është në klasën e duhur dhe nëse ai ka pak vullnet, do të dalë nga bankat e shkollës jo vetëm si fëmijë i arsimuar, por edhe i edukuar, me sjellje për t’u pasur zili.

1. Një mësues i mirë i respekton nxënësit e tij

Në një klasë të një mësuesi të mirë, idetë dhe mendimet e secilit person vlerësohen.

Nxënësit ndjehen të sigurt për të shprehur ndjenjat e tyre dhe mësojnë të respektojnë dhe të dëgjojnë të tjerët.

Ky mësues krijon një mjedis mikpritës për të gjithë nxënësit/studentët.

2. Një mësues i mirë krijon ndjenjën e bashkësisë dhe përfshirjes në klasë

Respekti i ndërsjellë në klasën e këtij mësuesi siguron një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues.

Në këtë komunitet të vogël, ka rregulla që duhet të ndiqen, punët duhet të bëhen dhe secili nxënës është i vetëdijshëm se ai ose ajo është një pjesë e rëndësishmee grupit.

Një mësues i mirë ju ofron nxënësve ndjenjën e sigurisë dhe që ata mund të varen jo vetëm tek mësuesi, por edhe tek shokët dhe shoqet e klasës.

3. Një mësues i mirë është i ngrohtë, i afrueshëm, entuziast dhe i kujdesshëm

Ky mësues është i afrueshëm jo vetëm me nxënësit e klasës së tij por me gjithë shkollën.

Ky është një mësues tek i cili fëmijët mund të shkojnë dhe t’i tregojnë problemet e tyre, shqetësimet apo edhe një histori qesharake.

Një mësues i mirë është një dëgjues i mirë dhe që gjithmonë gjen kohën që t’u përkushtohet nxënësve të tij pavarësisht nga axhenda e ngarkuar.

Nëse një mësues ka një ditë të keqe, askush nuk e di.

Mësuesi nuk i përzien problemet e jashtme me shkollën.

4. Një mësues i mirë vendos pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit

Ky mësues e kupton se pritshmëritë që ai ka për nxënësit e tij ndikojnë shumë në arritjet e tyre.

Mësuesi e di se nxënësit në përgjithësi u japin mësuesve aq shumë ose aq pak sa pritet prej tyre.

5. Një mësues i mirë ka dashuri për të mësuarin dhe frymëzon nxënësit me pasionin e tij për asimin dhe materialet e lëndës.

Ai vazhdimisht e rinovon veten si një profesionist në kërkim për t’i ofruar nxënësve të tij kualitet më të lartë të arsimit.

Ky mësues nuk ka frikë të mësojë strategji të reja mësimdhënie ose të përdorë teknologji të reja në orën e mësimit.

6. Një mësues i mirë është një udhëheqës i aftë

Ndryshe nga udhëheqësit administrativë, mësuesit efektivë fokusohen në vendimmarrjen e përbashkët dhe punën në grup, si dhe në ndërtimin e komunitetit.

Ky mësues i mirë e përcjell këtë ndjenjë të udhëheqjes tek nxënësit duke ofruar mundësi për secilin prej tyre që të marrin rolet udhëheqëse.

7. Një mësues i mirë mund të “ndërrojë marshin” dhe është fleksibël kur një mësim nuk po funksionin.

Ky mësues vlerëson mësimin e tij dhe gjen mënyra të reja për të prezantuar materialin për të siguruar që çdo student të kuptojë konceptet kyçe.

8. Një mësues i mirë bashkëpunon me kolegët në mënyrë të vazhdueshme

Në vend të mendojë për veten si i dobët, sepse kërkon sugjerime apo ndihmë, ky mësues e sheh bashkëpunimin si një mënyrë për të mësuar nga një profesionist tjetër.

Një mësues i mirë përdor kritika konstruktive dhe këshilla si një mundësi për t’u rritur si edukator.

9. Një mësues i mirë mban profesionalizëm në të gjitha fushat – nga pamja personale deri te aftësitë organizative dhe gadishmëria për çdo ditë.

Aftësitë e tij janë shembullore, nëse ai flet me një administrator, një nga nxënësit e saj ose një koleg.

Respekti që mësuesi i mirë merr për shkak të mënyrës së tij profesionale është i dukshëm për ata rreth tij.

Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.

admin admin

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

20 hours ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago