<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Durrësi midis Perëndimit e Lindjes

Nga Dorian Koçi

Çdo qytet ka historinë e vet. Në të, si një mozaik të çmuar pasqyrohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënojnë jo vetëm të shkuarën dhe të ardhmen të qytetit por në disa raste dhe të vetë vendit. Kështu p.sh themelimi i Durrësit të vjetër dhe shndrrimi i tij në një qytet port të rëndësishëm të gjithë Mesdheut ndikoi kaq shumë jo vetëm në cilësitë e të qenit të veçantë si qytet i krahasuar me qytetet e tjera të Perandorisë Romake, por edhe pse ishte një pikë takimi shumë e fortë e kontaktit dhe shpërhapjes së kulturës latine në të gjithë territorin rreth tij. Egzistenca dhe shpërhapja e kësaj kulture latine bëri të mundur që territoret shqiptare të kishin një afërsi shpirtërore me Evropën që rilindi përmes kulturës antike në shekullin e artë të Rilindjes Evropiane.

Kjo afërsi shpirtërore dhe mbijetesa e një afrimi politik me Evropën bëri të mundur që 5 shekuj më vonë, Shqipëria ti bashkangjitej klubit të shteteve ballkanike që kishin shpallur pavarësinë nga Perandoria Otomane. Mirëpo kjo vazhdimësi latine e qytetit kish qenë e dallueshme dhe rrezatuese deri në 13 gusht të vitit 1501, pasi pikërisht në këtë vit, ku Durrësi me statutet e famshme të tij kish krijuar nje fiziomoni të veçantë nga qytetete tjera të Adriatikut lindor fati historik e solli të bjerë nën zgjedhën osmane ku fillon e ndryshon kryekëput i gjithë zhvillimi i qytetit.

Siç dihet, osmanët, pasi pushtuan Durrësin, e mbyllën qytetin në një territor më të vogël, me muret e një kalaje në formë katërkëndëshi afërsisht, që e ndërtuan me materialet e monumenteve antike. Qyteti rrudhet e pakësohet.Popullsia e qytetit u pakësua deri në 1000 banorë. Një relacioni anonim të vitit 1570 që flet edhe për Durrësin thuhet se : “Tek Bishti i Pallës, ku mbaron gjiri i Drinit, në jug, gjendet qyteti i vjetër i Durrësit dymbëdhjetë milje larg… e ky qytet tashti është i vogël në krahasim me madhësinë e parë e të moçme të rrethit të vet. Anijet (galerat) nuk mund të ndalohen veçse duke qëndruar larg e do të ishte e nevojshme të nxirreshin njerëzit në tokë me barkë dhe as këto nuk mund të shkarkojnë aty poshtë tek këmbët e qytetit, por do t’u duhej të ecnin nëpër ujë më shumë se një të hedhur shigjete”. Në këtë relacion flitet se kështjella është e rrethuar nga një hendek, se ndihet mungesa e ujit e se jashtë qytetit, në një të shtënë pushke larg, ka një pus me ujë ku mbush i tërë qyteti e se rreth e qark ka moçale të kriposura”.

Qyteti i madh i dikurshëm u shkatërrua dhe e humbi madhështinë e vet.Porti u  shkatërrua nga osmanët për të shmangur çdo rizgjim interesi nga fuqitë evropiane dhe në fillim të shekullit XIX do të ketë një numër modest banorësh, rreth 8000.

Këtu duhet përmenduar dhe një farë llogarie e bilanci forcash logjik për Sinjorinë e Detrave-Venedikun që në paqet e veta me osmanët këmbëngulte që Adriatiku të mbetej një liqen venedikas duke mos lejuar osmanët nxjerrjen e flotës në det, por ky balancim forcash logjik për Senjorinë rezultoi fatal për brigjet shqiptare sepse në to nuk u zhvillua as dhe një port i rëndësishëm  dhe në përgjithësi popullsia shqiptare u privua nga kultura e detit…

admin admin

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

15 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

15 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

16 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

16 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

2 days ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

3 days ago