<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Dietologët tregojnë mënyrat për të ulur rrezikun e kancerit në zorrën e trashë

Ekspertët e shëndetit kanë alarmuar se kohët e fundit numri i pacientëve që diagnostifikohen me simptomat e kancerit kolorektal ose siç njihet ndryshe kancerit në zorrën e trashë është shtuar. Ata apelojnë se numri i pacientëve me këtë sëmundje nga mosha 20 dr në atë 30 vjeç është vërtet alarmuese.

Dietologia për pacientët me kancer, Nichole Andrews tregon mënyrat për të ulur rrezikun nga kjo sëmundje.

“Si një dietologe për kancerin, unë dua që t’iu edukoj për gjëra të cilat rrisin rrezikun e kancerit në zorrën e  trashë dhe më pas gjërat që mund të bëni për të ulur ose për të mbajtur në kontroll këtë rrezik,” ka thënë ajo në një video të postuar në faqen e saj në Tik Tok.


Dietologia Nichole Andrews këshillon:

  1. Hiqni dorë nga alkooli

“Gjëja e parë që duhet të bëni është që të hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur nga alkooli. Pasi pijet alkoolike rrisin rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.”

Alkooli konsiderohet i dëmshëm pasi në vend që të trupi ta tresë atë, ai e zbërthen në një kimikat të quajtur acetaldehid. Një kimikat ky i cili demonton ADN-në dhe parandalon trupin që të rigjenerohet.

  • Ndaloni konsumimin e mishit të përpunuar

Sipas dietologes se konsumimi i mishit të përpunuar është rrezik për kancerin kolorektal, veçanërisht konsumimi i mishit të kuq, si mishi i derrit, viçit ose qengjit. Ajo këshilloi gjithashtu që të mos konsumohen specat djegës apo mishrat e tjerë të përdorur në sanduiçe, pica apo ushqime të tjera.

  • Mbani një dietë të pasur me fibra

Konsumimi i 30 gramë fibra gramë në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit në zorrën e trashë. Dietologia Nichole Andrews rekomandon që të konsumohen më shumë produktet që vijën nga prodhimet bimore si frutat, perimet, drithërat, fasulet, bishtajoret, arrat dhe farat.

  • Bëni aktivitet fizik të rregullt

“Aktiviteti fizik i rregullt është thelbësor për të ulur rrezikun e kancerit në zorrën e trashë. Idealja do të ishte që të ushtroheni për rreth 150 minuat aktivitet fizik i moderuar ose 75 minuat në javë,” tha Andrews.

  • Shëtitjet e gjata

Për ta shmangur rrezikun në zorrën e trashë dietologia sugjeron që të jeni aktivë gjatë gjithë ditës. Shmangni qëndrimet e gjatë në një vend dhe të vend të kësaj mendoni të bëni shëtitje të gjata, të luani me fëmijët në park apo edhe të bëni aktivitete të ndryshme që iu mbajnë të angazhuar.

  • Hiqni dorë nga pirja e duhanit

“Nëse po pini duhan, patjetër që jeni duke rritur rrezikun e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju rrisni rrezikun e kancerit më keq nëse kombinoni duhanin me alkoolin,” tha dietologia.

  • Bëni kontrolle të vazhdueshme

Sipas Nichole Andrews kontrollet për kancerin nisin kryesisht nga mosha 45 vjeç, por përjashtohen rastet kur simptomat shfaqen më herët ose sëmundja ka një “histori familjare”.

“Të gjithë duhet të kontrollohen dhe të këshillohen me një mjek specialist. Kjo është mënyra më e mirë për të evidentuar sëmundjen dhe më pas ta kontrolloni atë,” sugjeron dietologia për pacientët me kancer.

  • Reduktoni indet yndyrore në trup

Sasia e lartë e indeve yndyrore rrit rrezikun e zhvillimit të më tejshëm të kancerit në zorrën e trashë. Për të luftuar këtë yndyrë dhe për të ulur rrezikun Nichole Andrews sugjeron konsumimin e ushqimeve bimore, fibrave, dhe aktivitetin fizik.

  • Produktet e bulmetit

Kalciumi është çelësi për shëndetin e zorrës së trashë. Një studim i fundit tregon se produktet si qumështi, djathi, kosi dhe kosi ndihmojnë sistemin imunitar që të luftojë sëmundjet tumorale.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Pse shumë njerëz po konsumojnë kafe me limon, ky është efekti i saj

    Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…

17 hours ago

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta?

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…

20 hours ago

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

2 days ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

3 days ago

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

    Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…

3 days ago

A e dini se qepa e kuqe parandalon këtë problem që e kemi shumica

    Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…

3 days ago