Një çift pistoletash që i përkisnin Napoleon Bonapartit janë shitur për 1.7 milionë euro.
Ato janë quajtur “pistoletat që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e historisë” pasi pas abdikimit të gjeneralit francez, thuhet se mund të ketë menduar t’i përdorë për vetëvrasje. Por aleati i tij i afërt, Armand de Caulaincourt hoqi barutin nga armët duke i nxjerrë jashtë përdorimit.
Vlera fillestare e tyre ishte 1.2 milionë euro por u shitën për shifrën e lartpërmendur.
Të mbuluara me gdhendje të imëta që i referohen perëndive greke, me ar e argjend dhe një imazh të vetë gjeneralit, pistoletat janë në gjendje të shkëlqyer pasi janë trashëguar nga pasardhësit e Caulaincourt.
Armët u krijuan nga farkëtari francez Louis-Marin Gosset dhe Ministria franceze e Kulturës i shpalli thesar kombëtar.
Sipas këtij klasifikimi, ato mund të lejohen vetëm përkohësisht jashtë Francës dhe qeveria ka 30 muaj afat për t’ia blerë pronarit të ri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.
Armët kanë gjithashtu edhe kutinë e tyre origjinale si dhe aksesorët./tvklan.al
Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…