<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kush bën më së shumti thashetheme në zyrë?

Në një studim të ri nga Office Pulse, thuajse tre të katërtat e punonjësve pranuan se bëjnë thashetheme rreth problemeve në vendin e punës apo për kolegët ndërkohë që ishin në zyrë.

Mesatarisht, punonjësit amerikanë shpenzojnë rreth 40 minuta në javë duke bërë thashetheme. Më shumë se gjysma (55%) e meshkujve pranon se bëjnë thashetheme, nga ana tjetër 4 në 5 femra (79%) deklaron se bën thashetheme në zyrë. Megjithatë, meshkujt janë llafazanët më të mëdhenj, ata shpenzojnë rreth një orë në javë duke bërë thashetheme krahasuar me femrat me pak më shumë se 30 minuta në javë.

Millennials kanë më shumë gjasa të bëjnë thashetheme në punë (81%), ndjekur nga Gen Xers (70%) dhe Baby Boomers (58%). Thuajse një e treta (30%) e punonjësve pranuan se shefi u ka kërkuar atyre të bëjnë thashetheme për të kuptuar problemet në vendin e punës. Më shumë se një e katërta (29%) deklaruan që thashethemet në zyrë janë “burimi i tyre kryesor i informacionit” mbi lajmet në vendin e punës. Ky pohim vlen veçanërisht për Millennials (41%).

Me rritjen e thashethemeve, rritet edhe xhelozia. 38% e të intervistuarve deklaruan se janë bërë xheloz për një koleg për shkak të suksesit të tyre; kjo shifër rritet tek Millennials (48%).

Pjesa më e madhe e thashethemeve në zyrë lidhen me konfliktet specifike në vendin e punës, ndërmjet kolegëve, ekipeve të menaxhimit, drejtuesve dhe klientëve.

Më poshtë janë disa prej gjetjeve të studimit të Office Pulse:
“Ai kolegu” – 71%
Ekipi drejtues / drejtuesi – 44%
Shefi im – 34%
Resurset Njerëzore – 20%
Praktikantët – 5%.

Ndërkohë që thashethemet kanë kryesisht konotacion negativ, këto lloj bisedash nuk janë gjithnjë të këqija në kontekstin e duhur. Thuajse gjysma e të intervistuarve (44%) deklaruan se thashethemet në zyrë rrisin stresin në punë dhe 42% e Millennials pranuan se këto lloj bisedash krijojnë marrëdhënie në vendin e punës.

Çelësi i këtyre bisedave është të mos paragjykohen dhe të bëhen për zgjidhjen e konflikteve. Por sigurisht, gjëja më e arsyeshme është të mos bëheni pjesë e thashethemeve. Nëse kolegët nisin të flasin keq për dikë tjetër, largohuni me elegancë. Në këtë mënyrë dërgoni një mesazh, jokonfliktual, që ju nuk e toleroni këtë sjellje në një mjedis profesional.

admin admin

Recent Posts

KUJDES! Njerëzit që e konsumojnë shumë shpesh këtë ushqim mund të RREZIKOJNË të preken nga …

Për dikë që e adhuron djathin, lajmet për një studim që e lidh konsumimin e…

18 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, rrezikoheni nga kjo sëmundje

  Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kinezë do të thotë të dish shumë…

3 days ago

Rikthehet i nxehti ekstrem. 10 këshilla si të mbroheni!

  Arrin në Itali i nxehti i vërtetë, ai që të rëndon frymëmarrjen dhe të…

3 days ago

OBSH paralajmëron: Këto gabime të zakonshme me ushqimin po ju sëmurin!

  Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se siguria ushqimore duhet të jetë gjithmonë një prioritet,…

3 days ago

Nga Uruguai 1930 te ditët e sotme: Rrugëtimi i kupës së botës

Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…

3 days ago

“Ai nuk ishte hero”: Si u fshinë origjinat e errëta dhe të dhunshme mesjetare të Robin Hudit

Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…

3 days ago