<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Vlerat ushqyese të arrave indiane

Arrat indianë janë ndër arroret më të popullarizuara. Janë të mbushura me vlera ushqyese për organizmin. Përveç që përdoren të vetme, ato përdoren në shumë receta për gjella, sallata e ëmbëlsira.

Këto arra sigurojnë sërë vlerash ushqyese sepse përmbajnë sasi të madhe të proteinës, mbi 20 gramë në një tas të mbushur me to si dhe 4 gramë fibra. 

“Kur këto dy vlera bashkohen ndihmojnë organizmin të qëndrojë i ngopur për më gjatë dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak”, ka thënë dietologia Kristen Smith, për USA Today.

Arrat indiane gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, zink, bakër, vitaminë C, vitaminë K, mangan, niacin e folate. Këto vlera ushqyese mund ta rrisin imunitetin, të sigurojnë energji, përmirësojnë fertilitetin dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit duke parandaluar mpiksjen e gjakut.

Arrat, e njohura me emrin “cashew”, përmbajnë yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë kundër kolesterolit të lartë dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Përveç yndyrave të mira, ato përmbajnë edhe minerale të nevojshme për shëndetin e eshtrave si dhe antioksidantë, që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.

Arrat indiane përmbajnë komponimin që quhet liteinë, i cili është i nevojshëm për shëndetin e syve dhe lëkurës.

“’Cashews’ janë zëvendësim i mirë për shumë produkte me bazë qumështi, gjë që i bën të jenë përbërës kryesor për produkte vegane”, ka thënë dietologia Christine Palumbo.

Ani pse kanë shumë të mira shëndetësore, arrat indiane duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar pasi përmbajnë 157 kalori në 0.028 gramë.

Prandaj Palumbo rekomandon që të kontrollohet sasia e konsumimit të tyre.

Përveç kësaj ato përmbajnë edhe një komponim tjetër që quhet ‘oxalate’, i cili mund të kontribuojë në formimin e gurëve në veshkë tek individët që janë më të rrezikuar nga zalli në veshka.

Ndërkohë që këto arrore prodhohen më së shumti në Brazil, ato prodhohen edhe në shtete të tjera si India, Vietnami, Nigeria, Filipinet dhe në Afrikën perëndimore e atë jugore.

Kjo arrore është unike sepse rritet nga pjesa e poshtme e një fruti që njihet si “molla cashew”, prej nga e kanë marrë edhe emrin. Kur kjo mollë piqet e bie pastaj i merren arrat e teren, pastrohen, piqen, qërohen, paketohen e distribuohen.

admin admin

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

12 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

13 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

13 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

1 day ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago