<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje

Një studim i Universitetit të Floridës dhe të Harvardit, ku bazohet, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë polemika mbi rolin e kafesë tek gjumi.

Deri më tani besohej se pirja e kafesë në mbrëmje shkaktonte probleme me gjumin, por ky studim i ri i publikuar më herët në gusht thotë të kundërtën.

Në studim morën pjesë 785 njerëz. Ata u mbikëqyrën për plot 5164 ditë dhe net.

Studiuesit mbajtën shënim përdorimin e kafesë, alkoolit dhe nikotinës.

Pjesëmarrësit në studim u pajisën me një pajisje elektronike që u vendos në kyçin e dorës, falë së cilës, studiuesit mund të kishin një panoramë më të qartë të cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit.

Asnjë Lidhje mes kafesë dhe parametrave të gjumit

Të dhënat e studimit treguan se nikotina dhe alkooli kanë një ndikim shumë negativ tek fjetja.
Mjafton të pini një cigare para gjumit dhe do ju duhen plot 42 minuta që të jeni në gjendje të flini.

Kafeina nga ana tjetër nuk prodhonte asnjë efekt anësor në cilësinë e gjumit apo kohëzgjatjen e tij.
Kjo mbikëqyrje kaq e gjatë e përdoruesve të kafeinës, nikotinës dhe alkoolit nuk nxori në pah asnjë lidhje mes pirjes së kafesë dhe parametrave të gjumit.

Gjetjet e studimit ishin befasuese për komunitetin shkencor sepse deri më tani besohej fort se kafeina kishte aftësi të bllokonte disa substanca në tru që janë përgjegjëse për gjumin.

Pikëpamjet mbi rolin e kafeinës tek gjumi janë disi kontradiktore dhe ndikimi i saj varion nga individi tek tjetri.

Për shembull, ka njerëz që mund të pinë kafenë pa u trazuar në mbrëmje dhe e bëjnë gjumin top.
Ka njerëz që nuk flenë dot siç duhet vetëm sepse kanë pirë kafe pasdite.

Deri më tani, studiuesit pretendonin se nëse kafeja pihet deri në 3 orë përpara se të shkoni në shtrat, ajo do t’ju prishë gjumin.

Si të mbani nën kontroll konsumin e kafeinës

Këshillohet që nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës konsumojeni atë deri përpara orës 14:00
Sasia e filxhanëve të kafesë duhet kufizuar në 4 në ditë.

Mëngjesi është periudha e duhur për pirjen e kafesë ndërsa më vonë gjatë ditës, mund ta zëvendësoni atë me çaj.

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

1 day ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

1 day ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

1 day ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago