<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Konsumimi i tepruar i kafesë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e zemrës

Gjetjet e reja, që u nxorën nga një studim që u bë në kolegjin mjekësor “Zydus” në Dahod të Indisë, tregojnë se konsumimi i më shumë se 400 mg kafeinë në ditë mund të rrisë gjasat për zhvillim të ndonjë sëmundjeje të zemrës.

Studiuesit mbikëqyrën 92 persona të shëndetshëm në mes të moshave 18 dhe 45 vjeç, 19.6 për qind e të cilëve konsideroheshin përdorues kronik të kafesë, shkruan Yahooo Life.

Studiuesit gjetën se ata që konsumonin më shumë se 400 mg kafeinë çdo ditë rrisnin ritmin e të rrahurave të zemrës dhe tensionin e gjakut. Ky efekt u vu re edhe më shumë tek ata persona që konsumonin mbi 600 mg kafe çdo ditë, gjë që është ekuivalente me gjashtë deri në shtatë filxhanë kafe.

Autorët e studimit deklaruan se ndikimi i kafesë në sistemin autonomik (i cili ndihmon në kontrollimin e ritmit të zemrës dhe tensionin e gjakut) mund të ushtroje stres në zemër dhe në pjesë të tjera të trupit. Hipertensioni apo tensioni i lartë i gjakut, rrit rrezikun për probleme me zemër, si sulmi, aneurizmat dhe sëmundje kronike të veshkave.

Profesori Jamie Alan, nga Universiteti i Michiganit ka thënë se kafeina është stimulant dhe konsumimi i saj rrit ritmin e të rrahurave të zemrës, hapë mushkëritë dhe rrit nivelin e kthjelltësisë, arsyeja pse njerëzit e konsumojnë menjëherë pas zgjimit në mëngjes.

Kafeina gjithashtu mund të rrisë tensionin e gjakut, por përkohësisht, sipas Mayo Clinic.

Studimi ka gjetur se efekti i rritjes së tensionit vihet re tek individët që nuk konsumojnë rregullisht kafe dhe si rezultat, organizmi i tyre, nuk ka formuar tolerancë ndaj stimulantit.

Ndërkohë që nuk dihet se pse kjo ndodh te disa njerëz, studiuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se kafeina shtynë trupin të prodhojë më shume adrenalinë (gjë që rritë tensionin e gjakut) ndërkohë që kafeina po ashtu bllokon një lloj hormoni që i zgjeron enët e gjakut. Ani pse ka këtë efekt, personave me tension të lartë nuk u rekomandohet ta ndalin krejtësisht konsumimin e kafeinës.

Kardiologu, Gregory Marcus, nga Universiteti i Kalifornisë ka thënë se ka mundësi që këto efekte që i atribuohen kafeinës, të jenë të shkaktuara nga të tjerë faktorë, si mosha dhe niveli i aktivitetit.

Më parë ka pasur studime, ku u gjet se kafeina është e mirë për zemrën. Për shembull një studim i bërë në vitin 2023 ka gjetur se konsumimi i rregullt i kafesë ka lidhshmëri me ulje të rrezikut nga hipertensioni. E të njëjtat rezultate i pati edhe një studim që është bërë në vitin 2021, duke gjetur se kafeja ulë rrezikun nga sulmi në zemër.

Sipas FDA-së, çdo mg më shumë se 400 mg kafe, konsiderohet të jetë e tepruar.
Doktorët rekomandojnë që njerëzit “ta dëgjojnë” trupin e tyre e të mos konsumojnë kafe më shumë se që duhet, duke u koncentruar në simptomat që kanë pas konsumimit.

admin admin

Recent Posts

Truku pesë minutësh për të larguar aromën e keqe nga lavamani

  Kuzhina është ndoshta ambienti më i ngarkuar në një shtëpi, ku ndodhin lloj-lloj aktivitetesh,…

5 hours ago

Profesioni më i ‘rrezikshëm’ në botë, punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro

      Një punë e pazakontë, por shumë e paguar, po tërheq vëmendjen në…

5 hours ago

Pse Golfi pati emër ndryshe në Amerikë?

  Më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volkswagen Golf solli revolucion të vërtetë në…

5 hours ago

Njihuni me 5 plazhet më të bukura në botë (FOTO)

  Renditja e “The World’s 50 Best Beaches” bazohet në kontributin e mbi 1 mijë…

6 hours ago

Si t’i eliminoni mushkonjat nga shtëpia?

  Mushkonjat janë të bezdisshme dhe shfaqen në periudhën kur temperaturat nisin të rriten. Ato…

6 hours ago

ÇFARË MUND TA KËRCËNOJË EVROPËN? OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike

  OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të karakteristikave…

1 day ago