<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Kjo është dieta më e shëndetshme në botë, sipas ekspertëve

Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare, e pasur në yndyra të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq, u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Dieta mesdhetare la as shumë dieta të njohura, si ajo keto ose vegane dhe u cilësua edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur.

Dieta mesdhetare u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore.

Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat atë në bazë të traditës gastronomike.

E përbashkëta e rajoneve të Mesdheut, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë, është gama e gjerë e ushqimeve: perime, fruta, fara, drithëra, vaj i ullirit, kosi, djathi, peshku, vezët dhe vera.

Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit.

Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Vaji i ullirit është një ndër sekretet e kësaj diete. Ai duhet të jetë ekstra i virgjër, sepse yndyrat e ngopura janë në përqindje të vogël, krahasuar me vajin e zakonshëm të ullirit.

Përfitimet e dietës mesdhetare: forcon shëndetin e zemrës, mbron organizmin nga kanceri, parandalon mbipeshën dhe diabetin, rezulton më e shëndetshme se dieta vegane.

Dieta mesdhetare është më tepër një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë.

Në vijim gjeni një guidë të thjeshtë:

– Çdo ditë fruta dhe perime të stinës.

– Çdo ditë drithëra integrale (grurë, misër, oriz, tërshërë, elb), fasule, thjerrëza, qiqra.

– Dy deri në tre herë në javë duhet të konsumoni peshk dhe prodhime deti.

– Duhet të keni pjesë të dietës suaj ushqimore arrat, bajamet, susamin, farat e kungullit dhe erëzat si rigoni, rozmarina, trumza etj.

– Mish i kuq dhe ëmbëlsira duhet të jenë në sasi të vogla.

– Përdorimi i vajit të ullirit.

– Konsumi i kontrolluar i verës së kuqe dhe çajrave bimorë.

– Aktiviteti fizik.

admin admin

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

10 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

11 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

11 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

11 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago