<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, kini kujdes këto detaje

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera. Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Si ndikon vapa tek organizmi

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari. Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Rrezatimi

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër. Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës. Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Avullimi

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt. Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun. Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Shëndeti i zemrës dhe përballja me vapën

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa. Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën. Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë.

Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit. Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Si të luftoni vapën

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

admin admin

Recent Posts

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

12 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

14 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

14 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

14 hours ago

Qymyr i ëmbël: Çfarë është dhe si bëhet?

Qymyri i ëmbël është një traditë e Tre Mbretërve në Spanjë, që simbolizon sjelljen e…

15 hours ago

Nëse vuani nga veshkat, bëni kujdes me konsumin e këtyre ushqimeve

    Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…

19 hours ago