<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Vetëm larja e frutave nuk largon pesticidet

Një studim i ri shkencor i jep të drejtë shqetësimit të konsumatorëve në lidhje me mbetjet e pesticideve në ushqime. Ai sjell prova të reja se larja e frutave para ngrënies nuk largon kimikatet e ndryshme toksike që përdoren zakonisht në bujqësi. Studimi u botua në revistën “Nano Letters” dhe vjen mes debatit të vazhdueshëm mbi shkallën e ndotjes së ushqimeve me pesticide dhe rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me një dietë të qëndrueshme që përfshin mbetjet e këtyre lëndëve.

Në muajin maj, “Consumer Reports” deklaroi se kishte përcaktuar se 20% e 59 kategorive të ndryshme të frutave dhe perimeve përmbanin mbetje pesticidesh në nivele që përbënin “rreziqe të rëndësishme” për konsumatorët, bazuar në një analizë të të dhënave të mbledhura nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA.

Zbulimi kryesor si studimit të ri në lidhje me joefektivitetin e larjes së frutave është i rëndësishëm për konsumatorët. “Veprimet tradicionale të pastrimit të frutave nuk mund të heqin plotësisht pesticidet”, – thuhet në dokument. Kur u përdor teknika e ekzaminimit të një molle, studiuesit thanë se “rezultatet provojnë se pesticidet depërtojnë shtresën e lëvozhgës “. Autorët thanë se zbuluan se ndotja e pesticideve u zvogëlua kur lëkura e mollës u hoq së bashku me një pjesë të shtresës së tulit.

“Ky studim përpiqet të ofrojë udhëzime shëndetësore për konsumatorët” – tha profesori Dongdong Ye, autor i studimit. “Në vend që të nxisë frikën e panevojshme, hulumtimi parashtron se qërimi mund të eliminojë në mënyrë efektive pothuajse të gjitha mbetjet e pesticideve, në kontrast me praktikën e rekomanduar shpesh të larjes.”

Shkencëtari Michael Hansen tha se studimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë qëndrueshmërinë e pesticideve në ushqime dhe si të mbrohen më mirë konsumatorët.

“Kjo është me të vërtetë e dobishme për të kuptuar se si lëvizin këto pesticide. Mos mendoni vetëm se larja do t’ju ndihmojë. Frutat dhe perimet duhen qëruar” – tha Hansen. Ekspertët thonë se mbetjet e pesticideve në ushqime nuk janë përgjithësisht një shqetësim për shëndetin nëse janë brenda kufijve ligjorë.

admin admin

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

55 minutes ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

18 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

18 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago